Shpresat per balotazh
Nje dite pas perfundimit te zgjedhjeve te jashtezakonshme per Kryetar te Rahovecit partite kryesore ne vend kane filluar pergatitjet per betejen finale ate te balotazhit qe zhvillohet me 19 dhjetor.
LDK beson se ate dite do te rikonfirmohet si partia e pare PDK eshte e bindur se do ta permbyse rezultatin e se dieles derisa AAK po shtyn opsionin se kishte parregullsi ne disa qendra votimi dhe kandidati i saj do te jete ne balotazh.
AAK konteston rezultatet
Zyrtaret e AAK146se te henen ne nje konference per media kontestuan rezultatet e shpallura nga KQZ.
147AAK ne zgjedhjet e 21 nentorit ka hyre ne balotazh. Mund te konstatojme se bashku se kemi dale te dytit dhe do te marrim pjese ne raundin e dyte te zgjedhjeve me nje siguri te madhe qe do te dalim fitues ku Rahoveci do te behet komuna e radhes ku pushtetin e udheheq AAK148 ka thene Nenkryetari i Pare Blerim Shala.
Blerim Kuci shef i Shtabit Zgjedhor te AAK146se tha se Komisioni Komunal Zgjedhor ne Rahovec nuk i ka percjelle ne KQZ rezultatet e verteta per tri qendra te votimit. Sipas argumenteve te prezantuara nga Kuci del se kandidati i AAK146se Smajl Latifit nuk i jane numeruar 457 vota.
Pretendimet e AAK146se do te vertetohen nga ana e KQZ146se pas numerimit te votave proces ky qe pritet te perfundoje te marten ne Qendren e Numerimit dhe Rezultateve.
Kryetarja e KQZ146se Valdete Daka ka konfirmuar te henen per Express se ankesa e AAK146se dhe gjithe te tjereve nese kane do te shqyrtohen.
147Pasi te behet numerimi i gjithe votave perfshire ato me kusht dhe te personave me aftesi te kufizuara dhe pasi te verifikohen te gjithe formularet atehere ne mundemi me dal me rezultat perfundimtar. Besoj qe te marten perfundon numerimi i votave dhe atehere fillon shqyrtimi i ankesave nga ana e panelit148 ka thene Daka.
Deri ne publikimin e rezultateve finale nga KQZ kandidati i PDK146se dhe ai i AAK146se do te duhet te presin per te festuar lirshem. Raundi i dyte i zgjedhjeve per kryetar te Rahovecit do te zhvillohet me 19 dhjetor nje jave pas zgjedhjeve te jashtezakonshme parlamentare.
Ne zgjedhjet e se dieles ne Rahovec Partia Demokratike e Kosoves humbi me se shumti vota duke kaluar nga partia e pare qe ishte ne zgjedhjet e vitit te kaluar ne vendin e dyte.
Per kete Memli Krasniqi anetar i Kryesise se PDK146se ka nje arsyetim.
147Rezultati i Rahovecit eshte momental nuk eshte final. Ajo cka ka ndodhur ne Rahovec eshte se nje bastion i PDK146se qe ka qene me Kryetarin Qazim Qeska qe ka qene qyteti i Rahovecit tashme eshte demtuar nga nje kandidat i forte i qytetit qe ka qene kandidati i AKR146se Rexhep Oruqi. Neve na eshte pergjysmuar te dielen vota ne qytet e qe eshte vote tradicionale e PDK146se dhe ne balotazh do te kthehet148 ka thene Krasniqi per Express te henen.
Sipas tij LDK nuk do te mund te marre asnje vote me teper.
147Rezultatet jane keto qe jane. Tani po presim numerimin final te votave por une mendoj se per balotazh nuk ka as shans teorike te ndryshoje dicka. I mbetet KQZ146se ta kryeje punen e saj dhe ne i respektojme ato vendime qe dalin nga organet pergjegjese148 ka thene Memli Krasniqi.
Mesazhe te pasakta
Rezultatet e se dielen ne Rahovec kane sjelle nje besim te LDK146ja qe mund te dale fituese edhe ne zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Kreu i Lidhjes Demokratike te Kosoves Isa Mustafa ka thene te henen se marrja e vendit te pare ne Rahovec eshte nje hap i mire i LDK146se.
147Mund te them se kemi marre vendin e pare ne Rahovec si Lidhje Demokratike. Ne konsiderojme se eshte nje hap i mire mirepo natyrisht eshte nje hap i cili ka pasuar pas nje pune sistematike qe eshte zhvilluara atje. Eshte nje impuls per LDK146ne qe te vazhdoje edhe me tutje gjate fushates mirepo eshte ceshtje e qytetareve qe ata te japin verdiktin dhe te percaktojne se kush do te jete fitimtar148 ka thene ai.
Me tutje ai ka thene se nga analizat e bera ne terren shihet se LDK146ja ka permiresime te dukshme edhe ne komuna te tjera te Dukagjinit.
Por per PDK146ne rezultatet e se dieles ne Rahovec nuk kane asnje lidhje me zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit.
Sipas Memli Krasniqit ne asnje menyre Rahoveci nuk mund te merret si moster e Kosoves.
147Ne po flasim per vullnetin e me pak se 20 mije votuesve karshi vullnetit te mbi 800 mije votuesve. Eshte krejt joserioze me thene se Rahoveci ne cfaredo forme e definon disponimin e elektoratit ne nivel te Kosoves148 tha Krasniqi.