E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gecajt akuzojne Zvicren

Familja Gecaj nga Janoshi i Gjakoves akuzon shtetin e Zvicres per vrasje. Ata besojne se kryefamiljari i tyre Dede Gecaj eshte likuiduar ne burg. Per kete thone se kane fakte. Gjergj Gecaj djali i Dedes flet per Express. Nga Nexhmije Ahmeti me 23 nentor 2010 ne ora 0808

Janosh Gjakove 150
Ne familjen Gecaj ne fshatin Janosh te Gjakoves jane hapur dyert. Burrat e farefisit presin njerezit qe shkojne per ngushellime. Ne fytyrat e tyre qarte shihet pikellimi. I zoti i kesaj shtepie nuk eshte me i gjalle. Por dhimbja per ta eshte edhe me e madhe sepse ai ka vdekur larg shtepise. Dhe ate ne nje burg te Zvicres ne qytetin Saint Gallen.

Te premten qe shkoi Dede Gecaj u gjet i vdekur ne nje qeli te burgut ne kete qytet ne te cilin jeton ende nje pjese e familjes se tij.

E Deda dikur i shume kerkuar edhe nga Interpoli ishte derguar atje vetem para dy muajve. Kjo ishte bere ne emer te ekstradimit qe autoritetet zvicerane u kane kerkuar autoriteteve te Kosoves. Dede Gecaj1957 u ekstradua ne drejtim te Zvicres ne shtatorin e ketij viti per shkak se shteti zviceran kishte kerkuar ta gjykonte ate per vrasjen e mesuesit Paul Shpirig veper per te cilen ai kishte kryer denimin prej kater vjetesh dikur ne Serbi.

Dhimbja me e madhe per familjen e tij por edhe per krejt fshatin eshte versioni i policise se Zvicres qe thuhet se Dede Gecaj e ka vrare veten. Ata nuk e besojne kete.

Dede Gecaj ka familje ne Zvicer por edhe ne Kosove. Njeri nga djemte e tij Gjergji rrefen per Express historine e babait te tij. Lidhur me versionin se babai i tij ka bere vetevrasje Gjergji ka nje pergjigje tjeter.

Shkrimin e plote mund ta lexoni ne Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›