E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresë shpresës

Nga Artan Xh. Duka

Xhepi i mbushur me gurë

Sakatimi i kopështit botanik, amnistia ndaj biznesit, falja demagogjike e faturave elektrike, akuzat ndaj bashkisë së Tiranës apo lançimi në butafori i maketeve të parlamentit të ri, janë disa ndër gurëtqë mazhoranca me xhepin plot, po hedh si shashka elektorale për konsum publik e qorrollepsje të axhendës politike në kontekstin e ndezuar të post-21 janarit, përvjetorit të Gërdecit apo pragzgjedhjet lokale. Përmes taktikës të shfokusimit të vëmëndjes opozitare e pritshmërisë publike ndaj çështjeve mediatike e legale si: (a) Gërdeci, (b)  financimi i rrugës së Kombit, (c) konçesionet jo transparante e klientelizmi, (d) cënimi i interesave kombëtare marrëveshja e ujrave, shkollat, varrezat e ushtarëve, rregjistrimi etnik, (e) 21 janari, (f) pauza e integrimit europian, (e) mohimi i transparencës së votës etj, mazhoranca po arrin ende ti mbijetojë formalisht lakut politik duke zgjatur për inerci agoninë e tranzicionit që duam të lëmë pas sa më parë.

Surpriza e inisiativës!

Mazhoranca ka përdorur rëndom surprizën e lançimit të axhendave me qëllim imponimin e një strategjie ndjekëse nga ana e opozitës sikurse është përpjekur të çkodojë apriori aksionin opozitar dhe surprizën që ai mund të bartë (rasti protestës së FRESSH përpara Ministrisë së Brëndëshme) duke dëshmuar indirekt se ajo ka inteligjencë të caktuar rreth veprimit opozitar. Për inerci e simetri edhe opozita, krahas gazetarisë investigative, duhet të perfeksionojë më tej rrjetin e komunikimit për të qëmtuar më në detaje e në kohë veprimtarinë politike e qeverisëse të mazhorancës e ekspozuar përpara ligjit e opinionit bëmat abuziviste e jo demokratike.

Kupa që nuk derdhet kurrë!?

Opozita synon të përkthejë fitoren e pritshme elektorale në një referendum për fatin e mëtejshëm politik të mazhorancës, hipotezë kjo me një variabël të pakontrollueshëm, reagimi i vetë mazhorancës, pragu i ndijimit e reagimit demokratik i së cilës është kompromentuar pas Gërdecit, 21 janarit, refuzimit të transparencës zgjedhore, përmbyjtjes së Shkodrës etj duke e bërë dorëheqjen një pritshmëri të pamundur. Me një CV të pasur me preçedente jo të pritshme për një vënd demokratik, mazhoranca apriori nënkupton se dhe një humbje në zgjedhjet lokale ka pak gjasa të ketë ndonjë domethënie të posaçme e prekje në sedër për të pranuar tezën e zgjedhjeve të parakohëshme.

Interferenca legale me votën

Zgjedhjet e majit nuk kanë gjasa të jenë normale në kontekstin që po i paraprin. Abuzimet legale si veprimet e KQZ, falja e faturave elektrike, amnistia fiskale, intimidimi i pritshëm i administratës, shiritat elektoralë etj nuk premtojnë fairplay për më tepër kur steka demokratike e ndërkombëtarëve po shënon rekorde të ulta historike duke kontribuar në konfuzionin, shpresën e pritshmërinë për progres normal demokratik. Falja e faturave elektrike, përtej sensibilitetit njerëzor ndaj të pamundurve, nuk garanton transparencë, barazi përpara ligjit dhe formulë për zgjidhjen e problemit por komplikon më tej atë përmes diskriminimit pozitiv e preçedentit për të ardhmen me riciklimin e rradhës. E motivuar qartazi për fushatë elektorale, thasët e jashtëligjshëm të miellit po zëvëndësohen me thasë elektrikë legalë ndërkohë që zgjidhja është vëmëndja konstante ndaj shtresave në nevojë përmes asistencës më dinjitoze sociale dhe jo sponzorizime elektorale që rëndojnë buxhetin e të gjithëve më pas. Pavarësisht abuzimit paraelektoral, me zgjedhjet e majit opozita ka shansin: (a) ta përfshijë fitoren eventuale si provë solide të mocionit të mosbesimit popullor në mbështetje të ndryshimit të kërkuar, (b) të demaskojë, nëse ndodh, abuzimin me to, si provën solide të legjitimitetit të kauzës së saj për transparencën e 2009 duke përforcuar sërisht tezën e zgjedhjeve të parakohëshme me perëndimin të vënë për së dyti përballë faktit të kryer.

Shpresë shpresës!

Nëse opozita gjykon se kjo qeveri duhet të largohet, arsyet dalin e teprojnë përtej fatit të zgjedhjeve të majit: Gërdeci, 21 janari, interesat kombëtare, shpërfillja e votes apo abuzimi me pushtetin. Në respekt të preçedentit demokratik, sfida e opozitës mbetet: (a) bashkimi, (b) gërshetimi i protestës perpetum paqësore me (c) denoncimi ligjor i praktikës abuzive qeverisëse dhe (d) lobimi konstant dhe efikas i partnerëve, së pari anglo-sakson.

Me moton Jo rrënimit e Po shpresës, protesta opozitare paqësore, përtej formatit mbresëlënës të sfilatës, duhet të jetë perpetum e konsistente në hapësirë e në kohë për të ndikuar jo thjesht korracën e ndjeshmërisë qeverisëse por dhe perceptimin e duhur të opinionit publik e perëndimor, gërshetuar kjo me axhenda surprizë e marrjen e inisiativës në shahun politik (sikurse ishte lançimi i grevës së urisë).

Me sfidën ndaj elektoratit: Fati në dorën tuaj, synimi i fushatës opozitare duhet të jetë ndalja e rrënimit politik, kombëtar, ekonomik, social-psikologjik, ambjentalist dhe rilindja e shpresës, zvenitja e zhbërja e së cilës përbën krye-mëkatin e mazhorancës. Përtej kompleksit të numrit të pjesmarrësve në protesta, rëndësi ka: (a) formatimi i tyre, (b) shmangja e periodicitetit që në vetvete rrit imunitetin shpërfillës të mazhorancës dhe (c) inspirimi personal prej lidërve të opozitës për të tokur duart e komunikuar gjërësisht me pjesmarrësit në to.

Avantazhi i dyshimit ndaj shtetit ligjor e perëndimit

Në respekt të shtetit ligjor përballë sfidës për të afirmuar vetveten si dhe pritshmërisë perëndimore, denoncimet e akteve abuzuese eventuale të mazhorancës në prokurori e massmedia -  nëpërkëmbja e proçesit zgjedhor, shpërdorimi buxhetit, firmosja e marrëveshjeje jotransparente ndaj interesave kombëtare etj, duhet paralelisht të raportohen më aktivisht në filtrat e duhur perëndimor për një perceptim sa më realist, sfumim të lobimit jo etik dhe çdo alibie e kozmetike demokratike të mazhorancës duke shmangur sindromën e shoh-nuk e them të mbretit lakuriq të Andersenit.

Perceptimi perëndimor, pavarësisht zigzageve, në finale nuk mund të rezultojë veçse objektiv e në mbështetje të kauzës parimore të opozitës. Sfida e opozitës është përshpejtimi i këtij proçesi përmes realizmit e këmbënguljes në përcjelljen e qasjes opozitare përmes titullarëve më të lartë të saj në kuadër të opozitës së bashkuar në emër të parimeve tabu konverguese demokratike të votë së lirë dhe përgjegjshmërisë në qeverisje që është muzikë për veshët e perëndimit.

Argumenti kuq e zi!

Krahas kauzës së progresit demokratik, opozita e bashkuar, në respekt të interesit kombëtar dhe ndjeshmërisë së publikut, duhet të ekspozojë (sikurse me marrëveshjen e ujrave), çdo marrëveshje, inisiativë apo mosreagim të mazhorancës që bie ndesh me interesat dhe perspektivën kombëtare. Pritshmëria e opinionit dhe elektoratit është zëdhënia instituci

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›