E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama është një i sëmurë mendor

08-12-2011 / Gazeta 55

Joseph Daul, kryetari i grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian


Menjëherë pas fjalës së kryeministrit Sali Berisha para liderëve të Partisë Popullore Evropiane, në podium u ngjit kryetari i grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Joseph Daul, i cili vlerësoi figurën e Kryeministrit Berisha si human dhe të përkushtuar për suksesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kreu i grupimit më të fuqishëm politik në PE, Daul tha se te kryeministri Berisha ai sheh politikanin e maturuar dhe pro perëndimor, ndërsa te lideri i opozitës, Edi Rama, politikanin jo konsensual dhe mbi të gjitha, gjen një të sëmurë mendor. “Miku im Berisha, të falënderoj për gjithë punën që ke bërë për të ndaluar gjakderdhjen. Ti ke të drejtë dhe unë e di që ne kemi kaluar së bashku disa net pa gjumë së bashku me kandidatin socialist, që ndofta është pak i sëmurë mendor. Bashkë me Martin Shulc ne kemi arritur bashkë me ty dhe në sajë tënd të ruajmë shumë jetë njerëzore dhe të respektohen të drejtat e njeriut. Meqenëse ti ke dhënë këtë kontribut për vendin tënd, ti e meriton këtë duartrokitje zoti Berisha”, u shpreh Joseph Doul, para dhjetëra krerëve të partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›