E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpreson të shkëlqejë në Botëror

Diego Milito është ftuar me plot meritë nga selektori i Argjentinës, Diego Armando Maradona në Kampionatin Botëror Afrika e Jugut 2010.

Sulmuesi argjentinas ishte më meritori në suksesin e trefishtë të Interit këtë sezon, duke shënuar golat vendimtarë në finale të Ligës së Kampionëve, Serie A dhe në Kupën e Italisë. Ndihmoi Interin drejt trofeve dhe për paraqitjen që shfaqi të shtunën, kundër Bayern Munchen, ku realizoi të dyja golat.

Por tash, ish futbollisti i Genoas dhe Zaragozas, është përqendruar tek Botërori. “Si të gjithë lojtarët e ftuar, edhe unë shpresoj që të luaj në të gjitha ndeshjet që Kombëtarja do t’i zhvillojë në Botëror. Shpresoj që ta kem një paraqitje të mirë dhe të shënoj gola të rëndësishëm për Argjentinën”, ka thënë 30 vjeçari, i cili e ka përmendur pikërisht vendin e tij, Argjentinën, si favoritin potencial për të ngadhënjyer në Afrikën e Jugut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›