E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 Fakultete dhe 33 Departamente pa drejtues

Mungesa e titujve shkencorë Profesor i Asociuar ose Doktor Shkencash ka lënë shtatë fakultete pa dekanë. 13% të institucioneve të Arsimit të Lartë në vendin tonë stafi akademik nuk plotëson kriteret bazë për të marrë postin e drejtuesit. Në këto fakultete asnjë pedagog nuk kishte titull shkencor apo përvojë akademike jashtë vendit, kriter ky për teë konkuruar në postin e drejtuesit. Ndërkohë që mungesa e gradës shkencore Doktor Shkencash në stafin akademik bëri që zgjedhjet të mos zhvilloheshin edhe në 33 departamente ose 19% te tyre. Plotesimi i këtyre vendeve vakante sipas Ministrisë së Arsimit zgjidhet nga drejtuesi më i lartë, rektori për fakultetet dhe dekani për departamentet, të cilet emërojnë në postet drejtuese pedagogun me nivelin më të lartë akademik. Ndërkohë që në 55% të numrit total të universiteteve publike në vend u zhvillua një garë pa rival, pasi për drejtues të insitucionit konkuroi vetëm një kandidat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›