“Me zemër të hapur”, të afërmit e Pecit rrëfejnë ankthin për gjendjen e tij
TIRANE – 24 orë pas konfirmimit se gjendja e nëntetarit Aleksandër Peci është përmirësuar dhe nuk ka më rrezik për jetën, kushëriri i tij Pashk Preka tregoi ankthin e familjes për gjendjen e Aleksandrit në emisionin “Me zemër të hapur”, në televizionin NEWS24.
Ai foli edhe për momentet se si u prit lajmi i kombshëm, fillimisht në familje, në kohën kur informacionet nga Afganistani ishin shumë kontradiktore.
Ish-ushtaraku nga Lekbibaj i Tropojës thotë se ngjarja e vesh me lavdi familjen e tij, pasi plagosja ndodhi në krye të detyrës, kur Aleksandri përfaqësonte Shqipërinë dhe flamurin kuq e zi. Ai është entuziast për lajmet e mira që vijnë nga spitali gjerman, i cili po asiston ushtarakun shqiptar.
“Forcat tona kanë treguar një profesionalizëm të jashtëzakonshëm. Pavarësisht se janë goditur është bërë i mundur arrestimi i 11 personave që kanë qëlluar dhe mënyrën se si kanë vepruar për të shmangur katastrofën.”- u shpreh Pashk Preka.
Në studion e emisionit ishte i pranishëm edhe shoku i fëmijërisë së Aleksandrit Vladimir Alija. Ai tregoi lidhjen e fortë që kishte me shokun e tij dhe se si e përcolli ditën që do të nisej për në Afganistan.
23-vjeçari Aleksandër Peci ishte fejuar përpara 3 muajsh, ndërsa të afërmit prisnin kthimin e tij në korrik për të bërë dasmën. Në shtëpinë e tij ende ka ankth, pavarësisht lajmeve të mira që vijnë në rrugë zyrtare.
Nëntetar Aleksandër Peci lindi në 26 shtator të vitit 1988 në Lekbibaj të Tropojës, ndërsa aktualisht banonte në Bathore.
(er.nu/news24/BalkanWeb)