Hajdrish: “Skela, shtylla e Kotbusit”“Ajo çfarë i mungon atij, është një gol vendimtar. Kjo do t’i jepte atij edhe një përshtypje të përgjthshme tjetër”, - citohet Hajdrish nga “Kicker”.

“Ne dëshirojmë të luajmë një lojë më sulmuese”. Ky është konkluzioni i trajnerit të Energi Kotbusit, Bojan Prasnikar pas fazës përgatitore dhjetë ditore të zhvilluar në Qipro.
Dhe këtë e di mirë edhe menaxheri i përgjithshëm i klubit nga ish-Gjermania Lindore, Shtefën Hajdrish, i cili e nis me Ervin Skelën, të cilit i dha sinjale të qarta se dëshiron ta ketë te Energi edhe për sezonin e ardhshëm.
Një porosi e qartë nga bosët e skuadrës së Kotbusit ka të bëjë me Ervin Skelën. Shqiptari 32-vjeçar, sipas revistës prestigjioze “Kicker”, ishte një nga shtyllat që mbajtën skuadrën gjatë sezonit të kaluar.
Në fazën e parë të sezonit Skela ka shënuar vetëm 1 gol dhe ka dhënë dy asistë (4.16 nota mesatare e “Kicker”-it), por megjithatë Ervini është një figurë qëndrore e skuadrës.
“Ajo çfarë i mungon atij, është një gol vendimtar. Kjo do t’i jepte atij edhe një përshtypje të përgjthshme tjetër”, - citohet Hajdrish nga “Kicker”.
Në fakt, pyetja që po shtrohet këto ditë, ka të bëjë me faktin, se mos ndoshta Skela e ka arritur kulmin e tij dhe tani është në rënie e sipër. Por, Hajdrish paralajmëron: “Ne e shohim atë si një udhëheqës të rezultateve”.
Burime të brendshme nga Kotbusi konfirmuan faktin se Skela ishte një ndër ata që shkëlqyen edhe në turneun e Qipros, në “Love Cyprus Cup". Te Kotbusi dëshirojnë përtëritjen e kontratës së Skelës.
“Ai (Skela) dha sinjale të qarta”, - shton Hajdrish. Gjithsesi, të dyja palët, gjithmonë sipas “Kicker” ndahen nga disa pika të ndryshme që kërkojnë në kontratën e re.
Skela dëshiron një kontratë dyvjeçare me opsion shtyrje, ndërsa Kotbusi përmes Hajdrish kërkon një kontratë me afat kohor më të shkurtër, në varësi të rezultateve e formës së fantazistit shqiptar.
E Hene, 19 Janar 2009