Shpura e Ministrisë në Panairin e Prishtinës
Panairin Mbarëkombëtar të Librit Prishtinë 2012 i ka dhënë mjaft hapësirë botimeve nga Shqipëria, si ngjarje e përvitshme që vjen në kuadër të një jubileu të rëndësishëm, 100-vjetori i Pavarësisë. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Shqipërisë ka mbështetur financiarisht prezantimin e botuesve shqiptarë dhe pjesëmarrjen e autorëve Visar Zhiti, Agron Tufa, Flutura Açka, Uran Butka, Amik Kasoruho. Secili prej këtyre autorëve mban nga një ligjëratë për letërsinë bashkëkohore, disidencën në letërsi, për objektivitetin e historianit dhe përdorimin burime arkivore dje dhe sot etj.. Takimet zhvillohen në Bibliotekën Kombëtare.
Prishtina 2012, mbahet në Pallatin e Rinisë, 5-12 qershor, me pjesëmarrjen e 80 shtëpive botuese nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, që ekspozojnë rreth 8000 tituj. Ky panair organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës me mbështetjen e Ministrisë vendase të Kulturës, është aktivitet paralel me atë që organizon Unioni i Botuesve të Kosovës.