E Diel, 1 Nëntor 2026

Çdokush mund të shkruajë dramë. Po njeri ta dëgjojë, ka?

Foto nga Franku V

Elsa Demo

Për Fakultetin e Artit Skenik në Universitetin e Arteve në Tiranë, ky është viti i parë akademik ku në programet e studimit Master, është futur lënda e dramaturgjisë. Studentët që përgatiten për artet skenike, po edhe për televizion, kanë filluar të bëjnë didaktikën e shkrimit të një teksti dramatik.

Dora dorës, shpresohet që ky kultivim ti sjellë kontribute kulturës shqiptare në këto fusha që janë bërë mjaft ndikuese te publiku. Një prodhim kulturor përbën interes pikërisht për këtë efekt (ushqyes ose helmues) që ka te përdoruesit, edhe pse, kur flitet për dramën shqipe, nuk flitet aq për efekt, sesa për rolin e saj të papeshë në këta dy dhjetëvjeçarë.

Kultivimi i dijes për të shkruar dramë në programet universitare shihet si një fillim nga zero, por optimist. I ngarkuar me këtë program në Fakultetin e Artit Skenik, regjisori Arben Kumbaro thotë se frytet mund ti presim në një dhjetëvjeçar. Por ky kultivim smund të shihet i shkëputur nga fryma e shoqërisë dhe filozofia (pa filozofi) që ndjekin strukturat teatrore në Shqipëri. Këto të dyja janë mbytëse për shkëndijat e individit.

Kumbaro po përpiqet që të ftojë profesionistë të huaj të cilët me kurse javore të mund të punojnë me studentët. Gjatë kësaj jave është ftuar Graham Whybrow nga Britania e Madhe, një njeri me përvojë shumëvjeçare në zbulimin e dramaturgëve të rinj. E hëna nisi me një takim të hapur të Whybrow-t me studentë, pedagogë të Artit Skenik. Ai foli për traditat moderne europiane të shekullit të 20, për përvojën britanike në krijimin e një gjeneratë të re dramaturgësh. Graham Whybrow ka qenë Menaxheri Letrar i Royal Court Theatre në Londër për 12 vjet (19942007). Kështu që të pranishmit i drejtuan në formë pyetjesh shqetësimet e tyre se kush dhe si vendos për repertorin e një teatri në vendin e tij; çfarë politike financiare ndiqet; si zbulohen dramaturgët e rinj, etj..

Në mbyllje të kësaj jave pune Whybrow takohet me profesionistë të teatrit, e deri atëherë ai ka lënë varur një pyetje për ta: ku janë historitë tuaja në teatër?

Ndërsa Kumbaro thekson edhe në këtë intervistë se sa e rëndësishme është që të rinjtë të shkruajnë historitë e tyre. Se nuk është rrugë për tu ndjekur ajo që po bëjnë tani në teatër, duke vënë në skenë vepra që skanë lidhje me realitetin.

Gjatë karrierës së tij, Arben Kumbaro mbahet mend për vëniet në skenë nga Brehti të Frikë dhe tmerr në Rajhun e tretë, nga Beketi Duke pritur Godonë, nga Dyrrenmati Franku V, nga Zhëneti Shërbëtoret, nga David Edgar Rrëshajët, nga Sarrot Për një fjalë goje.

Dy vitet e fundit është ftuar nga Universiteti i Lojolës, Departamenti i Artit Dramatik, në Nju Orleans për të dhënë përvojën dhe njohjet e tij për teatrin dhe kulturën në Evropën Lindore, si lektor i një kursi për shkrimin e dramës.

Vepra të vetat vënë në skenë janë Lamtumirë dashuri dhe Harromëni 2000, kjo e fundit prodhuar nga Seven Stages në Atlanta dhe në Universitetin e Harvardit. Harromëni ai e shkroi gjatë vitit 1999-2000, në Atlanta. E me tu kthyer, e vuri në skenë në Tiranë. Është një dramë e thjeshtë, intime, por me një kujtesë shumështresore në ndërtimin e karaktereve (interpretuar nga aktorët Fatos Sela, Valbona Imami e Bujar Asqeriu). Pikërisht Harromëni Kumbaro e përmend si një rast frymëzues personal po edhe për studentët, duke kujtuar që edhe pa patur kulturë letrare, çdokush mund të shkruajë drama në rast se ka dëshirë dhe ëndërr. Por këta njerëz dikush duhet ti dëgjojë.

Takimet që po mbahen këtë javë me studentet dhe pedagogët e artit skenik, në çfarë faze e gjejnë punën tuaj me lëndën e re, dramaturgjinë?

Për herë të parë sivjet në degën Master, në Fakultetin e Artit Skenik, Universiteti i Arteve, është propozuar lënda e dramaturgjisë, çka më është më është besuar mua. Kjo lëndë përfshin shkrimin e tekstit dramatik por edhe analizë teksti, qëndrime kritike, që janë baza për të krijuar themelet e një gjuhe profesionale.

Është nisje nga zero?

Kjo është një punë që mbillet sot dhe  duhen dhjetë vjet që të priten rezultate nëse punohet seriozisht. Ëndrra jonë është që në një të ardhme të hapet edhe një qendër dramatike e artit shqiptar, ku të bëhen debate mbi tekstin e shkruar dhe analiza, në mënyrë që të ngrihet mbi atë nivel ku është shoqëria, niveli profesional i diskutimit mbi teatrin.

Si duket interesimi i studentëve?

Kemi pasur punë interesante. Studentët kanë shkruar tekste, është bërë debate mbi to. Një nga titujt që më erdhi në mend tani është Tavani i shtëpisë sime, është një monodramë e shkruar nga studenti Andi Begolli. Në këtë kurs, debati ka të bëjë me anën teknike sepse gjuha e teatrit është një gjuhë e veçantë, por ka të bëjë edhe me kulturën, edhe me letërsinë, me ngritjen estetike të secilit. Kjo është edhe ajo që tha Graham Whybrow tregoi në takimin e sot. Grahami është një nga personalitetet që ka promovuar dramaturgë të shquar bashkëkohës. Dhe ai tregoi histori shumë interesante, për të prurë shembuj e për të treguar edhe një gjuhë tjetër komunikimi që është sa profesionale aq edhe e thjeshtë në të njëjtën kohë.

Ideja është që të përhapim sloganin se çdokush mund të shkruajë një dramë nëse ka dëshirë dhe ëndërr. Problemi është sa e predispozuar është shoqëria ta dëgjojë këtë dramë, këtë histori, këtë përpjekje.

shtë edhe problem i sistemit, sepse këtu u fol shumë për mënyrën se si zbulohen dramaturgët e rinj, si dëgjohen dhe përgjohen talentet në një vend si Anglia.

Ky kërkim nuk ndodh sepse strukturat teatrale tek ne janë qesharake. Po, të tilla janë. Nëpërmjet takimeve si këto, dëshirojmë të nxis dialogun me të gjithë komunitetin.

Diskutimet për teatrin bien në banalitetet kush vendos kush nuk vendos, kush është më i mirë dhe kush jo, kur kjo botë është e hapur për të gjitha vlerat. Këtë situatë nuk e ndryshon as një njeri dhe as disa njerëz. Kjo është frymë dhe këtë frymë e sjell shoqëria.

Por monopolin e të bërit teatër dje dhe sot e kanë teatrot shtetërore.

Aty ka veç një vendimmarrje politike për interesa të ngushta njerëzish, jo për interesa të kulturës e të artit. Duhet kuptuar edhe nga strukturat shtetërore që me pak investim mund të dëgjohen zërat e shumë njerëzve. Por ky është problemi ynë: ne nuk dëgjojmë zërat që vijnë nga larg, zërat nga cepat e shoqërisë.

Një dekadë përpara keni pasur një përvojë personale me dramën Harromëni.

Po, ka qenë një nga përvojat që më ka inspiruar në jetë, e që pavarësisht se nuk kisha edukatë letrare, më ka bërë të besoj se gjithkush mund të shkruajë. Harromëni ka patur shumë vënie jashtë, në Amerikë, Angli, Francë. Për të mos thënë aventurën me Traffic Theatre, një krijimtari e teatrit dokumentar, por që solli shumë entuziazëm në punë me aktorët. Pra është krejt e mundur. Sot shoh në teatër, sidomos punë studentësh që nuk kanë lidhje fare me këtë realitet dhe ata nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë po vënë në skenë. Më mirë të vënë dramat e tyre, le të jenë modeste nga pikëpamja e strukturave dramatike apo e qëndrimeve estetike, por ama të jenë historitë e tyre. Dhe të tregosh historinë tënde nuk ka gjë më të rëndësishme në këtë botë.

Me pasjen në program të lëndës së dramaturgjisë, do të vinte një moment, kur të krijohej edhe një teatër laborator i Akademisë?

Unë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›