E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi - Bosnje 1-1 Kuqezinjte mbeten te paret

Duro 45-2 /Ibishevic 21
SHQIPERIA Beqaj Vangjeli Dallku Cana Lila Bulku Agolli Duro Muzaka 66 Lika Salihi 85 Hyka Bogdani 46Skela.
Trajner Xhemal Mustedanagic

BOSNJA Hasagic 46 Begovic Spahic Mravac 46 Pandzha Rahimic Pjanic Misimovic Dzeko Ibishevic Medunjanin Lulic Mjudzha.
Trajner Safet Susic

Gjyqtar Kristin Xakobsen Islande
Kartone te verdhe Bogdani Dallku/ Lulic Mravac

Takimi filloi me nje surprize per Shqiperine pasi trajneri i komanduar Xhemal Mustedanagic la ne stol Ervin Skelen ndersa shiritin e kapitenit e pati Lorik Cana.

Minutat e para ishin jo shume te qarta per Shqiperine pavaresisht mbeshtetjes se jashtezakonshme te tifozerise se pranishme ne stadiumin Qemal Stafa madje Klodian Duro ekzekutoi keq nje goditje te lire nga rreth 25 metra ne minuten e 5-te.

Pas disa perpjekjeve te zbehta Bosnja ndermori nje aksion te rrezikshem nga krahu i majte Kristi Vangjeli nuk arriti te frenoje kundershtarin ku i fundit krosoi ne zone dhe aty Vedad Ibishevic i Hofenhajimit duke pare dhe daljen jo te mire te Canes dhe Agollit realizoi nje gol te mrekullueshem ne minuten e 21-te duke mos i lene asnje mundesi reagimi Arjan Beqajt. Goli i dyte i pesuar nga Shqiperia ne eliminatoret e Euro 2012-s pas atij te pesuar ne Rumani.

Nje minute me pas boshnjaket u shfaqen rrezikshem por pa rezultat. Ne minuten e 26-te sulmuesi Bogdani goditi ne menyre te gabuar nga nje distance e larget por qe sherbeu per te nxitur ekipin per te pare me shume nga porta boshnjake e mbrojtur nga Kenan Hasagic.

Erjon Bogdani leshoi nje top te gjate ne thellesi per Hamdi Salihi ky i fundit ekzekutoi ne ecje e siper duke leshuar nje silure qe goditi shtyllen horizontale. Nje Super-Salihi ne minuten e 31-te por i pafat.

Gjergji Muzaka autori i golit te barazimit te Shqiperise ne Rumani tentoi te godase porten ne minuten e 44-t por pa rezultat.

Ne minuten e 45-te Mravac ne tentative per te bllokuar Bogdanin per te mos zoteruar nje top qe po i drejtohej zones boshnjake e ndali sferen me dore duke u ndeshkuar me kartonin e verdhe. Nga nje diagonale prek 17 metrash Klodian Duro ekzekutoi ne menyre perfekte duke e pushuar topin ne rrjeten e boshnjaku Hasagic. Minuta e 47-te. Shqiperi-Bosnje 1-1. Lojtaret ne delir. Bankina ne delir. Tifozet ne delir. Tribuna Vip ne delir.

Nje pjese e pare e merituar te mbyllej ne barazim.

Pjesa e dyte nisi me zevendesimin e sulmuesit Erjon Bogdani - nuk shenon qysh nga ndeshja me Danimarken me 6 shtator 2009 - me fantazistin Ervin Skela. Edhe trajneri i Bosnjes e nisi me dy ndryshime ne vend te portierit Hasagic fajtor ne golin e Duros hyri Begovic dhe ne vend te Mravac lojtari qe preku topin me dore hyri Pandzha.

Shqiperia zhvilloi ne 15 minutat e pare te pjeses se dyte nje presing te jashtezakonshem duke e detyruar Bosnjen te terhiqet ne gjysmefushen e saj e duke zhvilluar nje nga lojerat me te mire te dhjete vitet e fundit.

Misimovic goditi ne minuten e 61-te por Beqaj devijoi me kembe topin ne goditje kendi. Nje minute me pas Hamdi Salihi nje top per Muzaken por mesfushori i Dinamos goditi shume mbi traverse duke shperdoruar nje mundesi te mire.

Pjanic ekzekutoi nje goditje te lire por per fat topi preku shyllen horizontale e pak sekonda me pas u anulua edhe nje gol i boshnjakeve per pozicion jashte loje. Golat 1-1. Shtyllat po 1-1.

Trajneri Mustedanagic hodhi ne fushe Gilman Liken ne vend te Gjergji Muzakes jo ne diten e tij me te mire.

Andi Lila rrembeu nje top mbrojtesi i Tiranes leshoi nje top ne zone por mbrojta boshnjake arriti ta shmange rrezikun me te madh te saj ne 25 minutat e pare te pjeses se dyte. Mund edhe te kishim shenuar golin e dyte.

Portieri Arjan Beqaj pati shume pune duke dhene gjithcka nga pervoja e tij mese 18 vjecare ne futboll e shpetuar Shqiperine nga disa momente delikate para portes nderkohe qe kapiteni Lorik Cana ishte nje tjeter hero i kuqezinjve edhe pse luajti nga minuta e 75-te me gjurin e demtuar.

Mesfushori i Olimpikut te Lionit Miralem Pjanic tregoi klasin e tij duke goditur shtyllen horizontale ne te minuten e 88-te shtylla e dyte e tij.

Trajneri Safet Sushic largoi nga loja sulmuesin Edin Dzeko i dorezuar para mbulimit perfekt te Dallkut ne kombinacion me Lorik Canen. Kapiteni i Shqiperise e kishte thene para ndeshjes. Kam luajtur kunder lojtareve me te mire se Dzeko. Dhe pati tee drejte. Cana ishte fituesi. Nje mesazh edhe per trajnerin e Gallatasarajit Frenk Rajkard. Nje ndeshje perfektet e ambasadorit te futbollit shqiptar por dhe te UNICEF-it dhe Alo 166.

Luksemburgu bllokon Bjellorusine

Luksemburgu arriti te ndale ne shtepi Bjellorusine ne ndeshjen e mbyllur barazim pa gola. Bjellorusia qe ia doli te fitonte ne Paris me Francen dhe te barazonte me Rumanine ne Minsk do te prese ne shtepi Shqiperine me 12 tetor. Barazimi i Lukskemburgut i ndihmoi te kater skuadrat e tjera Francen Rumanine Bosnjen dhe Shqiperine.

DETAJE NGA NDESHJA

Dy surprizat e ndeshjes Berisha dhe Cana

Surpriza e pare e ndeshjes ishte politike kryeministri Sali Berisha i pranishem ne stadiumin Qemal Stafa per here te trete ne nje ndeshje futbolli. Per here te fundit Berisha kishte qene ne stadium ne nje ndeshje zyrtare ne vitin 1995 kur Shqiperia luante me Moldavine atehere ne detyen e Presidentit Berisha shoqeroi presidentin e Komitetit Olimpik Nderkombetar Samaranc. Berisha ka qene i pranishem edhe ne ndeshjen miqesore Tirana-Milan ne vitin 2008. Ndoshta te henen e ardhshme kryeekzekutivi i vendit do te firmose ne zyren e tij projektin spanjoll per stadiumin e ri nderkombetar qe kreu i qeverise e pati premtuar si dhurate per festimet e 100-vjetorit te Pavaresise. Surpriza e dyte kishte te bente me zgjedhjen e Lorik Canes ne rolin e kapitenit per here te pare ne nje ndeshje zyrtare madje ne ndeshjen me te rendesishme te eliminatoreve te Shqiperise.

Topi-Berisha shtrengim duarsh ne stadium

Per te pare ndeshjen nderkombetare Bosje-Shqiperi te pranishem ishin edhe Presidenti i Republikes Bamir Topi si dhe kryeministri Sali Berisha. Dy figurat kryesore te shtetit shqiptar kishin ne mes te tyre kryeministrin boshnjak Mustafa Mujezinovic. Ne tribunen VIP te stadiumit Qemal Stafa ishin ministra te kabinetit Berisha si dhe 5 ministra boshnjake.

Tifozeria shqiptare atmosfere e jashtezakonshme

Pragndeshja u shoqerua nga nje atmosfere e jashtezakonshme e tifozerise shqiptare dhe asaj kosovare qe si rallehere kishin mbushur plotesisht stadiumin kombetar nderkohe qe feste pati edhe perreth impiantit nderkombetar. Mijera tifoze e ndoqen ate te organizuar ne shoqerite e tyre ne per lokalet dhe baret e kryeqytetit.

Trajneri Kuzhe e ndjek nga spitali
I shtruar ne Spitalin Amerikan pas nje hemorragjie cerebrale te enjten e kaluar trajneri Josip Kuzhe nuk ka mundur te jete ne bankine. Gjithsesi kroati pervec se beri formacionin e skuadres e ndoqi takimin nga televizori. Fitore per Kuzhene shkruhej ne nje banderole qe mbanin tifozet ne stadium.

Boshnjaket Faleminderit Tanja Fajon

Tifozet boshnjake e falenderuan ne menyre origjinale per te falenderuar eurodeputeten sllovene Tanja Fajon per kontributin e saj te jashtezakonshem te saj ne liberalizimin e vizave per Bosnjen dhe Shqiperine.

Flamur gjigant
Nje flamur gjigant kuqezi shetiti duar me duar ne te gjithe tribunen karshi duke krijuar nje dekor te bukur ne stadium por duke entuziazmuar tribunen VIP te mbushur me figura politike dhe sportive.

Jemi nje
Nje tjeter banderola patriotike me nje mesazh kuptimplote Jemi nje qe i bashkon tifozet shqiptare dhe kosovare ashtu sic eshte edhe Kombetarja jone madje me kapiten Lorik Canen ne ndeshjen kunder Bosnjes. Nje mes

Bileta 5-fish me te shtrenjta ne tregun e zi
Plot 5 mije leke ishte cmimi zyrtar i biletes ne tribunat e mbuluara A B por pak minuta perpara fillimit te ndeshjesh Shqiperi-Bosnje vlera arriti ne disafish. Edhe biletat ne zonen D2 nga 1 mije leke u tregtuan ne tregun e zi me dy-trefishin e tyre. Tribunat D1 dhe D3 paten nje cmime prej 700 lekesh ndersa ato C dhe E me 500 leke. Ne stadiumin Qemal Stafa ishin te pranishem edhe rreth 2000 tifoze boshnjake

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte 08 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›