Shqiperia nuk thyhet. Kuqezinjte sherojne Kuzhene

Kjo Shqiperi nuk thyhet. E ideuar dhe udhezuar me celular nga trajneri Josip Kuzhe nga nje dhome e Spitalit Amerikan e perpunuar taktikisht ne bankine nga ndihmesi i tij Xhemal Mustedenagic dhe e ekzekutuar ne menyre perfekte nga lojtaret e udhehequr nga kapiteni Lorik Cana ne fushe Shqiperia mori nje barazim te cmuar me Bosnjen 1-1 fale nje kryevepre te Klodian Duros dhe nje shtylle te Hamdi Salihit.
Goli i Vedad Ibeshivicit dhe dy shtylla te Miralem Pjanicit per Bosnjen. Por mbi te gjitha serish ne vend te pare te pakten per 24 ore ne pritje edhe te rezultatit te ndeshjes France-Rumani luhet te shtunen.
Shqiperia regjistroi rezultatin e trete pozitiv rresht ne eliminatoret e Kampionatit Europian 2012 duke treguar pjekuri dhe vazhdimesi. Barazimi 1-1 me Bosnjen ishte i dyti me kete rezultat pas atij me Rumanine ne Pietra Neamnt nderkohe qe e vetmja fitore eshte ajo me Luksemburgun qe nga ana e tij barazoi pa gola me Bjellorusine.
Per Shqiperine kjo ishte ndeshja e tete pa humbur perfshire tre ndeshje zyrtare dhe pese miqesore dhe nuk humbet qysh nga 14 tetori i vitit 2009. Nga ana tjeter Shqiperia arriti rezultatin e trete pozitiv rresht me Bosnjen duke futur ne kete llogari dhe dy ndeshjet miqesore nje fitore dhe nje barazim.
E gjithe skuadra luftoi fort ne kete ndeshje duke e rritur ne vazhdimesi forcen goditese e duke pasur ne prapavije nje Beqaj absolutisht te sigurt nje Lorik Cane dige e vertete dhe nje finalizues si Klodian Duro ne golin e tij te peste me Kombetaren.
Nje rezultat pozitiv edhe per trajnerin Xhemal Mustedenagic ne ndeshjen e tij te pare si trajner i nje Kombetareje e per me teper kunder atdheut te tij Bosnjes e dhendrit te tij Mjuzhda.
Faleminderit Xhemo kjo do te jete fraza qe do te kete thene Kuzheja nga dhoma e tij ne spitalin amerikan. Per feste nuk ka kohe pasi te marten kuqezinjte i pret sfida me Bjellorusine ne Minsk.
Takimi filloi me nje surprize per Shqiperine pasi trajneri i komanduar Xhemal Mustedanagic la ne stol Ervin Skelen ndersa shiritin e kapitenit e pati Lorik Cana.
Minutat e para ishin jo shume te qarta per Shqiperine pavaresisht mbeshtetjes se jashtezakonshme te tifozerise se pranishme ne stadiumin Qemal Stafa madje Klodian Duro ekzekutoi keq nje goditje te lire nga rreth 25 metra ne minuten e 5-te.
Pas disa perpjekjeve te zbehta Bosnja ndermori nje aksion te rrezikshem nga krahu i majte Kristi Vangjeli nuk arriti te frenoje kundershtarin ku i fundit krosoi ne zone dhe aty Vedad Ibishevic i Hofenhajimit duke pare dhe daljen jo te mire te Canes dhe Agollit realizoi nje gol te mrekullueshem ne minuten e 21-te duke mos i lene asnje mundesi reagimi Arjan Beqajt. Goli i dyte i pesuar nga Shqiperia ne eliminatoret e Euro 2012-s pas atij te pesuar ne Rumani.
Nje minute me pas boshnjaket u shfaqen rrezikshem por pa rezultat. Ne minuten e 26-te sulmuesi Bogdani goditi ne menyre te gabuar nga nje distance e larget por qe sherbeu per te nxitur ekipin per te pare me shume nga porta boshnjake e mbrojtur nga Kenan Hasagic.
Erjon Bogdani leshoi nje top te gjate ne thellesi per Hamdi Salihi ky i fundit ekzekutoi ne ecje e siper duke leshuar nje silure qe goditi shtyllen horizontale. Nje Super-Salihi ne minuten e 31-te por i pafat.
Gjergji Muzaka autori i golit te barazimit te Shqiperise ne Rumani tentoi te godase porten ne minuten e 44-t por pa rezultat.
Ne minuten e 45-te Mravac ne tentative per te bllokuar Bogdanin per te mos zoteruar nje top qe po i drejtohej zones boshnjake e ndali sferen me dore duke u ndeshkuar me kartonin e verdhe. Nga nje diagonale prek 17 metrash Klodian Duro ekzekutoi ne menyre perfekte duke e pushuar topin ne rrjeten e boshnjaku Hasagic. Minuta e 47-te. Shqiperi-Bosnje 1-1. Lojtaret ne delir. Bankina ne delir. Tifozet ne delir. Tribuna Vip ne delir.
Nje pjese e pare e merituar te mbyllej ne barazim.
Pjesa e dyte nisi me zevendesimin e sulmuesit Erjon Bogdani - nuk shenon qysh nga ndeshja me Danimarken me 6 shtator 2009 - me fantazistin Ervin Skela. Edhe trajneri i Bosnjes e nisi me dy ndryshime ne vend te portierit Hasagic fajtor ne golin e Duros hyri Begovic dhe ne vend te Mravac lojtari qe preku topin me dore hyri Pandzha.
Shqiperia zhvilloi ne 15 minutat e pare te pjeses se dyte nje presing te jashtezakonshem duke e detyruar Bosnjen te terhiqet ne gjysmefushen e saj e duke zhvilluar nje nga lojerat me te mire te dhjete vitet e fundit.
Misimovic goditi ne minuten e 61-te por Beqaj devijoi me kembe topin ne goditje kendi. Nje minute me pas Hamdi Salihi nje top per Muzaken por mesfushori i Dinamos goditi shume mbi traverse duke shperdoruar nje mundesi te mire.
Pjanic ekzekutoi nje goditje te lire por per fat topi preku shyllen horizontale e pak sekonda me pas u anulua edhe nje gol i boshnjakeve per pozicion jashte loje. Golat 1-1. Shtyllat po 1-1.
Trajneri Mustedanagic hodhi ne fushe Gilman Liken ne vend te Gjergji Muzakes jo ne diten e tij me te mire.
Andi Lila rrembeu nje top mbrojtesi i Tiranes leshoi nje top ne zone por mbrojta boshnjake arriti ta shmange rrezikun me te madh te saj ne 25 minutat e pare te pjeses se dyte. Mund edhe te kishim shenuar golin e dyte.
Portieri Arjan Beqaj pati shume pune duke dhene gjithcka nga pervoja e tij mese 18 vjecare ne futboll e shpetuar Shqiperine nga disa momente delikate para portes nderkohe qe kapiteni Lorik Cana ishte nje tjeter hero i kuqezinjve edhe pse luajti nga minuta e 75-te me gjurin e demtuar.
Mesfushori i Olimpikut te Lionit Miralem Pjanic tregoi klasin e tij duke goditur shtyllen horizontale ne te minuten e 88-te shtylla e dyte e tij.
Trajneri Safet Sushic largoi nga loja sulmuesin Edin Dzeko i dorezuar para mbulimit perfekt te Dallkut ne kombinacion me Lorik Canen. Kapiteni i Shqiperise e kishte thene para ndeshjes. Kam luajtur kunder lojtareve me te mire se Dzeko. Dhe pati tee drejte. Cana ishte fituesi. Nje mesazh edhe per trajnerin e Gallatasarajit Frenk Rajkard. Nje ndeshje perfektet e ambasadorit te futbollit shqiptar por dhe te UNICEF-it dhe Alo 166.
ELIMINATORET E EURO 2012
Shqiperi-Bosnje 1-1
Shenues Duro 45-2 /Ibishevic 21
E premte 8 tetor 2010
Stadiumi Kombetar Qemal Stafa Tirane
SHQIPERIA Beqaj Vangjeli Dallku Cana Lila Bulku Agolli Duro Muzaka 66 Lika Salihi 85 Hyka Bogdani 46Skela.
Trajner Xhemal Mustedanagic
BOSNJA Hasagic 46 Begovic Spahic Mravac 46 Pandzha Rahimic Pjanic Misimovic Dzeko Ibricic Ibishevic Medunjanin Lulic Mjudzha.
Trajner Safet Susic
Gjyqtar Kristin Xakobsen Islande
Kartone te verdhe Bogdani Dallku/ Lulic Mravac
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte 08 Tetor 2010