E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-19 Hasani Fitore e detyruar me Belgjiken

Ballafaqimi i pare i kuqezinjeve shqiptare ne ndeshjet e grupit te 8 per Eleminatoret e Kampionatit Europian qe po zhvillohen ne Belgjike ka qene zhgenjyes kur jane mundur thellesisht me rezultatin 6 me 1 nga perfaqesuesja e Anglise. Megjithate per njerin nga titullaret e saj mesfushorin Edon Hasani i cili ne kete sezon futbollistik po luan me mjaft sukses ne radhet e kuqebluve te Vllaznise shpresat per nje kualifikim ne grup jane akoma prezente.

Me te vertete u mundem thellesisht dhe rezultati ne fjale nuk te le mundesi te besh shume komente por duhet te keni parasysh se perballe kemi pasur nje skuader shume te pergatitur ne radhet e se ciles jane futbolliste qe luajne ne klubet me te njohura te liges se pare angleze. thote permes telefonit nga Belgjika Hasani. Nderkohe sipas Hasanit krahas lojes se shkelqyer qe prezantoi ne fushen e lojes ekipi anglez pati nje mbeshtetje te dukshme edhe nga gjyqtari spanjoll Andrejs Sipailo i cili nder te tjera dha nje penallti flagrante te padrejte ne favor te Anglise duke ne dhene ulur dukshem moralin e skuadres sone pikerisht atehere kur ato po luanim me mire se kundershtari.

Shqiperia kunder Anglise luajti ne kete ndeshje me kete formacion Mario Mema Xhulio Pulaj Antonio Marku Hamels Hoxha Renald Shehu Ledion Mucaj Eni Imami Emiliano Musta Edon Hasani Ariel Shtini Vasil Shkurtaj. Ne pjesen e dyte trajneri Ramadan Shehu ka aktivizuar Florind Bardullen ne vend te Emiliano Mustes Klejdis Branicen ne vend te Eni Imamit dhe Albi Kucin ne vend te Klejdi Branices.

Duke folur per ndeshjen e ardhshme ate te dites se diele me Belgjiken Hasani tha se Shqiperia do te futet ne fushen e lojes vetem per rezultati pozitiv pasi nje fitore e tyre i hap te gjitha shanset per te pretenduar kualifikimin ne grup duke u renditur pas Anglise e cila eshte e padiskutueshme qe do te jete ne vendin e pare te grupit. Ne do te bejme te pamunduren qe te mundim Belgjiken dhe me pas duke besuar se e kemi me te lehte te mundim edhe Qipron besojme se do te jemi te dytet ne grup perfundoi per Albania-Sport Hasani.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune 09 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›