Integriteti dhe sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm
Presidentja Atifete Jahjaga ka deklaruar se, Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Beogradin dhe ka përsëritur se, integriteti i Kosovës është plotësisht i garantuar dhe njëherë ka shtuar se është kundër çfarëdo ndarje në baza etnike.
Jahjaga në një intervistë për revistën beogradase, Kord (Cord) në gjuhën angleze, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, mund të arrihet vetëm përmes dialogut, në të cilën “palët janë plotësisht të barabarta, nëse ka reciprocitet të plotë për të gjitha pyetjet dhe nëse zgjedhja është evropiane”
Jahjaga ka thënë se Kosova është e gatshme për dialog, por ka shtuar se nuk mund të pranojë “kompromis” për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. raporton “gazetaexpress”.
(a.k/BalkanWeb)