E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëri – Hungari, nënshkruajnë memorandumet e mirëkuptimit dhe menaxhimin e ujit

Shqipëria dhe Hungaria nënshkruan të premten dy memorandume, atë të mirëkuptimit për integrimin dhe memorandumin për menaxhimin e ujit.

Kryeministria shqiptare njoftoi se në kuadër të bashkëpunimit mes vendeve, gjatë takimit të sotëm mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit hungarey Viktor Orban,  u nënshkruan memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë për Europën dhe Punët e jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë për zhvillimin e një bashkëpunimi më të madh në fushën e integrimit europian.

Firmat përkatëse u hodhën nga shefat e diplomacisë Olta Xhaçka dhe Péter Szijjártó.

Ndërsa Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e menaxhimit të ujit u nënshkrua ndërmjet Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore të Shqipërisë dhe ministrisë së Brendshme të Hungarisë. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›