E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emina, pushime në jaht

Nga Express më 29 gusht 2011 në ora 14:55

Modelja më e suksesshme shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emina Çunmulaj, pak muaj më parë vizitoi Shqipërinë për të bërë një set fotografik, me veshje tradicionale shqiptare dhe vende historike, set që u shoqërua edhe me një zhurmë mediatike, për vetë famën që tashmë bukuroshja ka.

Sot ju sjellim një foto të modeles, e cila shfaqet në një jaht luksoz, gjatë pushimeve të saj. E veshur me një fustan lino të bardhë, Emina shfaqet e vetme në foto, ndërsa nuk dimë nëse shoqëruesi i saj ka qenë një mik i ngushtë i saj, apo jo.

Gjithsesi, vetë Emina ka pohuar pak kohë më parë se në jetën e saj është dikush. Siç edhe dihet, ajo ka hedhur pas krahëve një martesë që ka bërë në moshë shumë të re.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›