E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe pushon, edhe punon

Nga Express më 29 gusht 2011 në ora 14:57

Çdo fundjavë, ajo është pranë Vlorës, në koncertet e radhës ku e ftojnë. Atmosfera që sjell muzika ‘live’ në klubet verore është gjithmonë e mirëpritur nga pushuesit që gëzojnë netët e vona po aq sa plazhin dhe detin gjatë ditës.

Mariza Ikonomi përpos mbrëmjeve që këndon në këto ambiente, ditën e shfrytëzon më së miri për të bërë plazh e për të shijuar ushqimet e mrekullueshme të detit. Ashtu si në këtë rast ku ajo shfaqet me një mikeshën e saj.

Pasi ka bërë plazh, Mariza është ulur për të drekuar në një restorant buzë detit. Ndërsa bie në sy gjithmonë në gjetjen e detajeve interesante, siç është edhe kapela verore që mban në kokë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›