Operacioni antidroge pranga 10 shqiptareve
Nje operacion i policise italiane ka bere te mundur arrestimin e te pakten 10 shqiptareve ne Itali. Mediat italiane shkruajne se gjate oreve te para te mengjesit forcat e policise ne Firence kane shkaterruar nje bande qe merrej me shperndarjen e droges. Operacioni i koduar Face Off kishte kohe qe kishte nisur ne rrethinat e Firences dhe ne provincen e Pratos. Nderkohe dje eshte bere goditja finale. Prokuroria e Firences ka leshuar 26 urdher-arreste dhjete prej te cilave per shtetas shqiptare. Ende nuk eshte bere i ditur identiteti i dhjete shqiptareve qe kane rene ne prangat e karabiniereve. Akuzat qe rendojne mbi ta jane shperndarje droge dhe trafiqe te tjera te paligjshme. Sipas policise banda ishte organizuar ne menyre te tille saqe shtepite e tyre ishin bere baza te sigurta per emigrantet pa dokumente dhe ata siguronin drogen per nje numer te madh njerezish.