Gerdeci gjykata Edhe dy muaj burg tre te akuzuarve
Trupi gjykues prej tre anetaresh i kryesuar nga gjyqtari Ridvan Hado rrezoi dje kerkesen e Mihal Delijorgjit Ylli Pinarit dhe Sokol Ngjecit per lirim te menjehershem nga paraburgimi per shkak te tejkalimit te afateve. Situata ne seance ishte pothuajse si ajo e muajit korrik kur keta te pandehur kerkuan lirimin nga qelia. Mbrojtesi Maksim Haxhia avokati i Mihal Delijorgjit ne proces iu drejtua gjykates me nje kerkese per lirim te klientit te tij. Sipas avokatit afati ligjore prej 12 muajsh i mbajtjes ne paraburgim ka perfunduar. Avokati tha se numerimi i afatit te paraburgimit duhet te nise qe ne
momentin qe dosja Gerdeci ka mberritur per gjykim ne Gjykaten e Larte ne mars te vitit 2009 dhe jo atehere kur ajo ka mberritur ne Gjykaten e Tiranes ne qershor te ketij viti. Ne argumentimin e kerkeses avokati u bazua edhe ne vendimin e Gjykates se Larte te 3 nentorit te ketij viti ne lidhje me rigjykimin e kerkeses se korrikut te tre te pandehurve Mihal Delijorgji Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci per lirim nga qelia. Ne kete vendim Kolegji Penal dergoi ceshtjen per rishqyrtim me nje treshe te re gjykuese dhe qe llogaritja e paraburgimit te niste qe ne dergimin e akteve te kesaj dosjeje per gjykim ne Gjykaten e Larte ne 13 mars 2009. Sipas avokatit klienti i tij prej 89 ditesh vuante paraburgimin ne menyre te padrejte. Ne te njejtat argumente parashtruan kerkesen para gjykates edhe avokati Bashkim Asllani per te pandehurin Ylli Pinari dhe avokati Nik Progni per te pandehurin Sokol Ngjeci. Gjykata pasi u njoh edhe me pretendimet e prokurorise rrezoi kerkesen. Sipas arsyetimit te gjykates te pandehurve u duhen edhe 2 muaj kohe per te perfunduar afatet ligjore te paraburgimit. Pas vendimit tre avokatet kerkues braktisen seancen te revoltuar me pretendimin se do te konsultoheshin me klientet e tyre nese do te vijonin ti mbronin me apo jo. Ne 26 nentor nje treshe gjykuese pushoi shqyrtimin e rigjykimit te kerkeses se Delijorgjit Pinarit dhe Ngjecit per lirim per shkak te mangesive procedurale ne kerkese.
Armand Bajrami