E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE pritet cmimi i ri i energjise

Enti Rregullator i Energjise pritet te jape sot vendimin e tij per cmimet e energjise ne vitin 2011. Vendimi vjen pas kerkesave qe kane bere te tre kompanite e sistemit energjetik KESH OST dhe CEZ Shperndarje. Qe te tre keto kompani kane kerkuar rritje te cmimit te energjise dhe mes tyre spikat kerkesa e KESH me nje rritje me te larte.

Por ajo qe i prek drejperdrejt konsumatoret eshte tarifa e kerkuar nga CEZ Shperndarje e cila eshte rreth 12 per qind me e larte se tarifa qe aplikohet kete vit. Nder skenaret e pritshem te vendimit qe mund te ndermarre sot enti rregullator jane nje rritje modeste e tarifes per konsumatorin ose edhe mbajtja e te njetes tarife duke patur parasyshe se KESH ka patur fitime te larta nga eksporti i energjise. Vendimi qe pritet te publikohet ne mesdite eshte paraprire nga protesta te shoqerise civile.

Alsat

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›