Asambleja e PS mblidhet per te zgjedhur kryesine e re
Ne Shqiperi Partia Socialiste mblodhi sot asamblene e saj per te zgjedhur kryesine e re. Ne listen e emrave te propozuar nga kryetari Edi Rama mungojne gati 30 perqind te anetareve aktuale nje pjese kundershtare te linjes se ndjekur nga kjo parti.
Kritike te tjere jane perfshire ne listen qe u hodh ne votim apo jane angazhuar ne grupe pune. Kryetari socialist tha se asambleja hedh piketat e betejes se ardhshme elektorale dhe te perpunimit te programit te ri qe do ti paraqitet cdo shqiptari. Nje pjese te mire te fjales se tij zoti Rama ja kushtoi klimes se re larg ndarjeve e percarjeve brenda partise duke bere thirrje per nje bashkepunim mes te gjitheve