Poloni, ish ministri i sporteve dënohet për korrupsion
Varshavë - Ish-ministri polak i Sporteve gjatë viteve 2006 - 2007, Tomasz Lipieç, u dënua sot me tre vjet e gjysmë burg për korrupsion, bëri të ditur gjykata rajonale e Varshavës.
"Ministër i qeverisë së mëparshme konservatore të kryeministrit Jaroslav Kaczynski, aktualisht kreu i opozitës së djathtë, Tomasz Lipieç, 41 vjeç, do të ndalohet për 10 vjet nga funksionet në administratën publike", citon vendimi i shpallur nga gjykatësja, Ewa Groshouska-Szmitkouska.
Paradoksalisht, Lipieç, ish atlet specialist në ecje sportive, ishte ngarkuar në atë kohë nga kryeministri Kaczynski për të luftuar në mënyrë specifike kundër korrupsionit në sport dhe veçanërisht në futbollin profesionist polak.
Lipieç u shkarkua nga funksionet e tij në korrik të vitit 2007, pas arrestimit nën akuzën e korrupsionit të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.
(ar.si/BalkanWeb)