E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis puna për pastrimin e Pashalimanit nga municionet nënujore

Është zhvilluar sot në bazën e Pashalimanit takimi i parë lidhur me projektin e pastrimit të hapësirave detare. Polumbarë e efektivë të këtyre forcave do të angazhohen në projektin për pastrimin e thellësive detare në bregdetin e Vlorës, e veçanërisht në zonën e Karaburunit. 

Sipas zv. Shefit të shtabit në thellësi të detit Jon, gjenden ende municione të luftës së parë e dytë botërore, të cilat janë ende të pashpërthyera, duke përbërë kështu rrezik për ndotjen e hapësirave tona detare. Në ditët në vijim pritet të finalizohet aksioni i ndërhyrjes për pastrimin e hapësirave detare. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›