E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama viziton fabrikën e vajit në Memaliaj: Investim modern

TIRANË, 24 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama vizitoi sot në Memaliaj fabrikën e përpunimit të vajit dhe nënprodukteve të ullirit “Ullishtari”.

Kjo fabrikë është një investim modern dhe sipërmarrje e ngritur mbi traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës.

I shoqëruar nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njëkohësisht edhe drejtuese politike e PS për qarkun Gjirokastër, kryeministri vizitoi fabrikën dhe u informua për këtë investim privat nga familja sipërmarrëse.

Ai premtoi edhe ndihmë për eksportin e vajit të ullirit jashtë vendit, kryesisht në vendet arabike, pasi tregu i Evropës është më i vështirë.

Gjithashtu kreu i qeverisë sugjeroi hapjen e një tjetër fabrike në rrethinat jugore, me qëllim që ullinjtë në zonat e Vlorës apo Fierit të mos shkonin dëm.

Rama theksoi se, “fabrika e përpunimit të vajit dhe nënprodukteve të ullirit, “Ullishtari” është një sipërmarrje e ngritur mbi traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës, materializuar në një investim modern që pa asnjë dyshim i jep një vend nderi cilësisë së produktit shqiptar në tryezat e qytetarëve europianë”.

1 nga 8

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›