E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-BE, miratohet deklarata e përbashkët. Kukan: Sinjal pozitiv

TIRANË - Zhvillohet në hotel ‘Rogner’ takimi i katërt ndërplamentar për Stabilizim Asocimin mes Shqipërisë dhe BE. Pritet miratimi i rezolutës së përbashket me pëlqimin e mazhorancës dhe opozitës.Takimi po fokusohet në dy çështje kryesore, qëndrimin e Shqipërisë në marrëdhëniet me BE-në dhe reformat në parlamentin shqiptar.
Grupi i europarlamentarëve përbëhet respekitivisht nga Eduard Kukan (Kryetar EPP Sllovaki), i cili do të drejtojë edhe tryezën e përbashkët mes BE dhe përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës, Viktor Boshtinaru (nënkryetar S-D Rumani), Antonio Caancia (EPP Itali), Tanja Fajon (S-D Slloveni), Stanimir Ilchev (ALDE Bullgari) dhe Michail Tremopoulos (EFA Greqi).
Në tre takimet e mëparshme nuk është shënuar asnjë arritje, të cilat duhet të ishin një angazhim i palëve në përmbushjen e prioriteve të vendosura nga Bashkimi Europian për Shqipërinë. Grupi i deputetëve të Parlamentit Europian, i cili erdhi dje në Shqipëri, ashtu sic ishte parashikuar zhvilloi fillimisht nje takim rreth orës 08:20 me zv/kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.

TAHIRI: KONSENSUSI POLITIK NUK ZGJIDH KEQQEVERISJEN
Ora 11:45 - Deputeti i PS-së Sajmir Tahiri e cilësoi të rëndësishëm konsensusin politik në vend , por theksoi se dialogu nuk zgjidh çështjet që shqetësojnë çdo ditë shqiptarët.
“Konsensusi është i pamjaftueshëm për të zgjidhur gjithçka në lidhje me keqqeverisjen”- deklaroi Tahiri.
Deputeti socialist renditi disa nga çështjet kryesore që sipas tij, rëndojnë direkt tek qytetarët.

“Administrata publike sot është larg të qenit e pavarur, e papolitizuar dhe t’i përgjigjet kritereve të meritokracisë. Përsa i përket korrupsionit, nuk ka asnjë shenjë vullneti për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare kulturës së pandëshkueshmërisë. Pushteti ka degraduar deri në pikën qe t’i zgjidhë çështjet e veta me gangsterë dhe të fortë. Në zona të caktuara zgjidhja e parë nuk shkon drejt shtetit, por drejt vetëgjyqësisë. Këto janë çështje që sot vlejnë shumë më tepër se çështjet që ne do t’i zgjidhim me konsensus. “- vijoi më tej Tahiri.

FAJON: ZGJERIMI PO BËHET I NDËRLIKUAR
Ora 11:18 Eurodeputetja Tania Fajon u shpreh se kërkesat e BE, për integrim po bëhen gjithmonë e më shumë të rrepta, ndërkohë që zgjerimi po bëhet gjithmonë e më shumë i ndërlikuar.
"Shpresoj që sot liderët në Bruksel pavarësisht krizës tw dërgojnë mesazhe të mira për Shqipërinë. Cështja për vizat në PE, jemi duke diskutuar cdo ditë mekanizmin e ri, të propozuar nga PE për pezulliin e përkohshëm të vizave. Shumë gjëra janë nw rrezik, si marrëveshaj Shengen dhe mbështetja për regjimin e vizave në vendet e treta. Situata është kritike që kërkon angazhm nga ana jonë, gjithashtu që vendet e Ballkanit Perwndimor qw të mos pengohen të udhëtojnë në BE. Zgjerimi po bëhet i ndërlikuar. Kërkesat janë shumë të larta. Krimi dhe lufta kundër kurrupsionit, kemi vendos masa të reja. Në kapitullin 23 dhe 24 që përfshin gjyqësorin, qytetarët, lirinë e shprehjes do shihen me vëmendje",- theksoi Fajon

Mungesa e lirisë të mediave në vend, sipas Fajon është një nga cështjet kryesore që politka duhet të shikojë, pasi sic tha Fajon ajo është shtylla kryesore që monitoron punën e institucioneve.
“Liria e medias, kam qenë gazetare për shumë vite, kam kontakte të mira me gazetarët në Shqipëri dhe përtë qenë e sinqertë dy media janë ednetë pavaruara. Nuk mund të ketë gjykim politik në mdia. Në vendet e Ballkanit Perëndimor, është e rëdnësishme të kemi liri të medias dhe shprehjes. Është e rëdnësishme që të punoni që media të jetë e lirë dhe gazetarët të jenë besueshëm dhe të balancuar",- u shpreh Fajon

BOSHTINARU: SHQIPËRIA VONË ME INTEGRIMIT, KUJDES KORRUPSIONIN
Ora 10:15 Viktor Boshtinaru (nënkryetar S-D Rumani), u shpreh m nota kritike, për klasën politike sa i përket angazhimit të saj për integrimin e vendit. Boshtinaru vlerësoi se Shqipëria ka humbur dy vjet dhe megjithëse ka një rol kryesor sa i takon Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është e fundit sa i takon integrimit.
“Kam një pyetje, nëse të gjithë e mirëpresin. Nëse jeni kaq mirë pse Shqipëria është kaq vonë, pse keni hubmur dy vjet?! Duket se Këshilli i BE, do ta shtyjë statsuin kandidat deri në mars për disa vende të Ballkanit, pasi kanë bërë më mirë se Shqipëria. Vendi juaj është ende duke pritur. Pra është një problem dramatik, pse kaq vonë?! Pyetja tjetër a do jetë i qëndrueshëm ky proces, jo vetëm me fjalë të mira por edhe duke zbatuar cdo gjë”

Baoshtinaru solli në vëmendje akuzat që sipas tij disa politikanë shqiptarë i kanë bërë europarlamentarëve duke thënë se janë sjellur si armiq të Shqipërisë. Bishtinaru theksoi se në progres raportn e BE pasqyrohen të gjitha shqetësimet.
“Ajo c’ka Europa kërkon nga Shqipëria, është përmendur në progres raport, bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës. Mirëpres hapat e fundit dhe ju lutem që të bëni gjithcka me bindje dhe efektivitet. Është thelsbësore elektorati, ndryshimi të jetë i mirë që të ndalohet që zgjedhjet e tjera të vendosen në pikëpyetje dhe të konsideroht si të vjedhura”- apeloi Boshtinaru.

Një shqetësim tjetër që shprehu europalamentari , të cilin e kishte marrë edhe gjatë takimit me presidentin Bamir Topi ishte hartimi i një kodi elektoral që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme. “Duhet vendosur infrastruktuara e duhur për të zbatuar ligjin elektoral që zgjedhjet e tjera të jenë të lira dhe të ndershme”,- theksoi Boshtinaru.
Boshtinaru e vuri theksin fort tek ekzistenca e korrupsionit në vend, që sipas tij ëhshtë më shumë i dukshëm në sistemin gjyqësor. Europarlamentari solli në vëmendje gjobat e vednosura ndaj mediave të lira të cilët transmetojnë skandale.
“Lufta ndaj kurrupsionit, BE është dicka që e ka nevojë apo e kërkon populli, gjërat po ecin në drejtimn e duhur. Pse është kaq i lartë korrupsioni dhe ndërhyrja në gjyqësor?! Së pari nivelin e lartë të korrupsonit, akuzat asnjë nga cështjet nuk janë zgjidhur. E dini shumë mirë, por problemi vijon të mbetet. Procesi për të qenë konsisten është të kemi fakte se kjo nuk është proces pink-ponku mes pozitës dhe opozitë. Një TV që publikoi një video skandal iu vendos një gjobë e madhe, si të besojmë një në luftën kundër korrupsionit?! Miratoni një kod per të cuar Shqipërinë drejt integrimit”

LESKAJ: OPOZITA E ANGAZHUAR PËR INTEGRIMIN
Ora 10:10 Deputetja e PS-së Valentina Leskaj theksoi se opozita mbetet e angazhuar për të bërë gjithçka që i takon, për të avancuar axhendën europiane të Shqipërisë.
“Ne miratuam një pakt për Shqipërinë në BE, që nuk u miratua, por sot jemi të kënaqur që propozimet tonë janë të adresuara, çështja e reformës zgjedhore, reformës parlamentare, zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe miratimi i ligjeve me 3/5”- deklaroi Leskaj.

Deputetja socialiste nënvizoi se “opozita shqiptare ka luajtur një rol nxitës e adresues për kalendarin e ligjeve me 3/5 dhe komisionet e përbashkëta si për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare.”

FATOS BEJA: DO FITOJMË KOHËN E HUMBUR
Ora 09:56 Kryesuesi i delegacionit shqiptar Fatos Beja, bëri një pasqyrim të arritjes së Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të axhendës së BE- së
“Lidhur me përmbushjen e kriterit politk dua të shpreh kënaqësinë time se kemi arritje parlamentetare që do nga ndihmojnë të fitojmë kohën e humbur. Do dëshiroja të kujtoja se me kërkesë të grupeve parlamentare PD dhe PS kemi ngritur një komision Ad Hoc. Në këtë komision marrin pjesë të gjitha partië parlamentare shqiptare, që në zgjehdjet e fundit kanë marrë më shumë se 1 % të votave”,- u shpreh Beja.

Ndëkohë, Beja sqaroi se në bazë të propozimeve janë marrë parsysh edhe kërkesat e palëve për hartimin e një rregullor të përbashkët sipas rregullavet të Parlamentit Europian. Ndërkohë theksoi se ka nisur puna për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar.
“Konferenca e kryetarëve vendosi të diskutojë në parlament projekt/ligjet e axhendës që do përmbyllet brenda muajit maj që kërkojnë shumicë të cilësuar, në 24 nëntor miratoi një ligj për kodin ajror dhe detar. Sa i takon kriterit ekonomik Shqipëria përballon krizën e pqërgjithsme dhe ka shmangur tensioned elektrorale. Kemi mmiratuar buxhetin e vitt 2012”,- deklaroi Beja.

KUKAN: SHQIPËRIA DUHET TË KAPË TRENIN TJETËR PËR NË BE
Ora: 09:50 Gjatë fjalës së tij në fillim të punimeve të takimit BE-Shqipëri, kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian, Eduard Kukan nënvizoi domosdoshmërinë e vijimit të dialogut politik mes palëve si mundësia më e mirë për të mos humbur sërish trenin për në BE.
“Është e nevojshme për Shqipërinë që të kapë trenin tjetër që shkon për në BE. Takimi i sotëm duhet parë si një përpjekje e PE-së për të ndihmuar vendin tuaj.”- theksoi Kukan.
Ndërsa përshëndeti konsensusin mes palëve, Kukan tha se takimi ndërparlamentar në Tiranë duhet të shihet si një mbështetje e madhe e PE-së për Shqipërinë.

“Na është dashur një vit e gjysmë për të parë një situatë të re që do të ndërtojë hapa më pozitive. Sot fillojmë një punë të përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin politik që duhet të jetë konstruktiv. Ka shumë gjëra për të diskutuar dhe për të rënë dakord , por mendoj se tani është e mundur.”- u shpreh Kukan.

SEQUI: KONSENSUSI MES PALËVE ARRITJE ME RËNDËSI
Ora 09:45 Kreu io prezencës së BE në Tiranë Etore Sequi gjatë fjalës së tij në takimin ndërparlamentar mes BE dhe Shqipëri theksoi se konsensusi mes palëve është arritje me rëndësi për vendin.
“Është e rëndësishme të themi arritjet që ka qeveria deri tani në përmbushjen e reformave dhe përpjekjet që ka bërë deri tani. Liderët politikë dhe anëtarët e kësaj asambleje të bëjnë të pamundurën për të përmbushur rekomandimet e KE”, deklaroi Sequi.

Ambasadori i BE nënvizoi se se është mjaft e rëndësishme që marrëveshja PD-PS të çojë vendin drejt integrimit. “Përsa i përket debatit më lejoni të shfaq pikëpamjet e mia. Një ndër zhvillimet më pozitive është arritja e një lloj kompromisi mes palëve, pasi dialogu do të çoj drejt procesit të integrimit të Shqipërisë”, tha Sequi.

BREGU: DO PËRMBUSHIM DETYRIMET E BE
Ora 09:3O Nis takimi i katërt ndërparlamentar për stabilizim-asocimin mes Shqipërisë dhe BE-së. Takimi ka nisur me miratimin e draft/axhendës së takimit dhe procesverbalit të mbledhjes së kaluar. Ministrija e integrimit Majlinda Bregu ka vlerësuar se Shqipëria ka bërë hapa para drejt integrimit në familjen e madhe Europiane.
Ministrja Bregu solli në vëmendje faktin se bojkoti i opozitës nuk krijojë mundësinë për vazhdimin e reformave ndërsa shtoi se pas bojkotit të opozitës reformat po votohen në Parlament. “Ne do të punojmë për të përmbushur të gjitha detyrimet që janë vendosur nga Bashkimi Europian për integrimin” , deklaroi Bregu.

HAXHINASTO- KUKAN: FOKUS INTEGRIMI
Ora 08:45 Eurodeputet pas takimit të zhvilluar me minsitrin e Jashtëm dhe njëkohësisht zv/ kryeminsitrin Edmond Haxhinasto në një prononcim për mediat u shprehën pozitiv në lidhje me rolin e Shqipërisë në rajon. Eduard Kukan, kryetar i EPP-së në Sllovaki, u shpreh se eurodeputetët vlërësojnë sinjalet e mira që po jep Shqipëria dhe apelojnë për vijimin e saj.
“Europrlamentarët vlerësuan sinjalet shumë të mira. Dëshirojmë ti inkurajojmë që kjo situatë të vijojë dhe të kemi kthesë pozitive. Në vlërësojmë rolin e Shqipërisë për bashkëpunimin rajonal. E rëndësëishme që lidershipi të fokusohet tek integrimi i Shqipërisë”,- theksoi Kukan.

(el.me/er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›