E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan: Shqipëria duhet të kapë trenin tjetër për në BE, jeni mbrapa

Tiranë Kryetari i delegacionit të PE së,  Eduard Kukan, në takimin  e katërt Shqipëri – BE, për Stabilizim Asocimin, është shprehur që vendi ynë është shumë vonë për në BE dhe nuk duhet të humbasë më kohë.

Shqipëria duhet të kapë trenin tjetër që shkon në BE, nuk duhet të humbasë më shumë kohë deklaroi ai.

Gjatë fjalës së tij Kukan ka përshëndetur bashkëpunimin mes partive politike në vend dhe është shprehur që dialogu duhet të vazhdojë, po ashtu të punohet për plotësimin e kushteve për integrimin në BE. Sepse sipas Kukan Shqipëria është shumë mbrapa.

Gjithashtu kreu i delegacionit tha se vendi do të ketë mbështetjen e Evropës për plotësimin e standarteve.

Delegacioni është këtu për tu ndihmuar, kemi 6 anëtarë të PE duke përfaqësuar të gjitha grupet e rëndësishme- u shpreh Kukan.

Në takim foli edhe ambasadori i BE së në Shqipëri, Ettore Sequi, që dhe ai gjithashtu kërkoi plotësimin e kushteve për integrim.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Përzgjedhja e Avokatit të Popullit, BE përshendet nismën e PS-së
  2. Dixhitalizimi, Berisha: Shqipëria mbi 30%, Europa 63%
  3. Boshtinaru: Berisha duhet të bëjë kthesë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›