E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i BE: Serbia jo status kandidat, kusht Kosova

BRUKSEL- Serbia nuk merr statusin kandidatit për në BE. Raportimet nga samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel tregojnë se udhëheqësit e BE-së pritet që ta shtyjnë deri në pranverën e ardhshme vendimin se a duhet Serbia të jetë kandidate për anëtarësim në bllok.

Një draft deklaratën nga samiti i BE, thuhet se vendimi për statusin e vendit kandidat për Serbinë është shtyrë për të paktën në mars të vitit të ardhshëm, në samitin e radhës.

Raportet, duke u bazuar në atë draft deklaratë, thonë se BE-ja do të shohë nëse Serbia do të vazhdojë të dëshmojë përkushtim të besueshëm dhe të arrijë progres të mëtutjeshëm në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve me autoritetet qeveritare në Kosovë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›