E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë- Barrikadat, KFOR ende nuk po ndërhyn

Mitrovicë- Barrikadat në Kosovë vazhdojnë të mbajnë ende të bllokuara pikat kufitare në Jarinë e Bërnjak, ndërsa forcat e KFOR nuk kanë ndërhyrë akoma.

Sipas agjencisë kosovare të lajmëve “Kosova Press” vendosja e barrikadave dje në zonën neutrale mes Kosovës dhe Sërbisë e kanë organizuar përfaqësues lokalë të disa partive opozitare, përkatësisht të Partisë Përparimtare Serbe, Partisë Demokratike Serbe si dhe Partisë Serbia e Re, pa marrëveshje me të ashtuquajturit organe të pushtetit lokal në Leposaviq.

“Pika kufitare në Bërnjak që ishte bllokuar të enjten pasdite për shkak të vendosjes së barrikadës nga drurët, është larguar dje gjatë orëve të mbrëmjes, por përkundër kësaj edhe kjo pikë vazhdon të mbetet e bllokuar për qarkullim, sepse dhjetëra serbë kanë qëndruar gjatë natës në afërsi të Bërnjakut, duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve në këtë drejtim dhe duke i kthyer mbrapsht ato, – thuhet në “Kosova Press”.

Në anën tjetër ministri për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Goran Bogdanoviç, ka thënë se barrikadat e reja në veri të Kosovës janë të panevojshme. Ai ka apeluar tek popullata lokale serbe që në asnjë mënyrë mos të vendosin barrikada të reja sepse ato dëmtojnë interesat shtetërore të shtetit Serb.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Mitrovica ende e paçliruar, KFOR tërhiqet
  2. Mitrovicë- Serbët heqin barrikadat
  3. Mitrovicë, Barack Obama përkrah KFOR-in

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›