E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi Banka Qendrore per situaten ekonomike te vendit dhe te ardhmen

Ne Shqiperi Banka qendrore vlereson se rritja e mire ekonomike ne pjesen e pare te vitit mund te mos konfirmohet e tille ne gjysmen e dyte per shkak te ndikimeve te ekonomise boterore dhe mungeses se nje politike stimuluese fiskale ne vend dhe uljes se konsumit e investimeve. Banka ne raportin e saj te stabilitetit financiar parlajmeron edhe rreziqe te shtuara per sistemin bankar i cili megjithate vleresohet i qendrueshem. Ne sfondin e debateve gjithnje e me te ndezura per pasojat e krizes europian ne ekonomine shqiptare parlamenti do te votoje sot ne parim buxhetin per vitin e ardhshem i cili parashikon nje reduktim te zerit te shpenzimeve e te investimeve nderkohe qe perkunder parashikimeve te institucioneve nderkombetare por edhe vete Bankes qendrore flet per nje rritje edhe me te madhe ekonomike.

Zhvillimet ne ekonomine shqiptare duket se gjithnje e me shume po zbehin notat e optimizmit. Rritja vazhdon te jete pozitive por ritmi i saj ka ardhur ne renie e duket se kjo tendence do te jete edhe per kete vit vecanerisht nen driten e zhvillimeve te fundit mbi ekonomine europiane. Raporti i stabilitetit financiar per gjashtemujorin e pare te ketij viti i Bankes qendrore vlereson se megjithe rritjen e mire ekonomike ne pjesen e pare te vitit pritshmerite per pjesen e mbetur te vitit jane me te pasigurta ne kushtet e ngadalesimit te pritshem te rritjes se ekonomise boterore mungeses se hapesires per nje politike fiskale stimuluese dhe presionit mbi kontributin e konsumit dhe te investimeve ne rritjen ekonomike per shkak te rritjes se prirjes per kursim nga ana e familjeve. Autoritetet shqiptare parashikon nje rritje ekonomike te 3.9 perqind te fund te ketij viti shume me optimiste se parashikimi i fondit monetar Nderkombetar i cili e uli se fundmi ne me pak se 2 perqind parashikimin e tij. Ne tendence ulje duket edhe vleresimi i Bankes e cila vetem pak muaj me pare mendonte se do te ruhej niveli i 3.4 perqind i rritje ne tremujorin  te pare. Banka ne raportin e saj nuk permend parashikime ne shifra edhe sepse Instituti i Statistikave ka tejkaluar te gjitha afatet per publikimin e rritjes ekonomike te tremujorit te dyte. Justifikimi zyrtar eshte se zyra e tatimeve nuk ka derguar te dhenat.

Sipas raportit te Bankes qendrore nese ekonomia ngadalesohet kjo mund te ndikoje negativisht ne vellimin e aktivitetit dhe ne vendimet per zgjerimin e investimeve nga bizneset duke frenuar rigjallerimin e kerkeses per kredi bankare. Sistemi bankar paraqitet i qendrueshem por paralajmerimet per rreziqet e shtuara nuk mungojne ne raportin e Bankes Qendrore. Nese rrisqet nga luhatjet e kursit te kembimit apo normes se interesit vleresohen te ulta rreziku qe lidhet me kredite e keqija eshte nje kercenim ne rritje. Shqetesues mbetet ritmi i zgjerimit te ketij rreziku. Nga 12.2 perqind e totalit te portofolit te kredive ato ne fund te qershorit u ngjiten ne 17 perqind ndersa ne fund te muajit tetor u perkeqesuan edhe me 1.4 pike perqindje. Sektoret me problematik ne kredite e keqija jane ai i Ndertimit qe perfaqesion 28 perqind te vellimit Tregtia me 20 perqind dhe Industria perpunuese me 18 perqind. Efekti i kesaj situata eshte nje reaksion zinxhir. Bankat jane te detyruara te shtojne fondet rezerve per perballimin e humbjeve te mundshme. Ne fund te qershorit te ketij viti keto fonde u rriten me 27.3 perqind krahasuar me dhjetorin 2010 duke arritur ne 460 milion dollare.

Renia e cilesise se kredise dhe nevoja per te rritur fondet rezerve demtojne sipas Bankes se Shqiperise aftesine e sistemit per te gjeneruar nje rezultat financiar pozitiv ne nivele te mjaftueshme per te mbeshtetur rritjen e kapitalit. Nese rreziqet ne aktivitetin kreditues mbeten te qendrueshem aftesia e sektorit bankar per te ruajtur nje nivel te mjaftueshem te rezultatit operativ bruto mund te rrezikohet thuhet ne raportin e Bankes Qendrore. Per kete ceshtje nepermjet funksionit te saj mbikeqyres Banka e Shqiperise ka kerkuar nga bankat tregtare qe ato te sigurojne paralelisht identifikimin e sakte dhe ne kohen e duhur te kredive me probleme dhe krijimin e fondeve perkatese rezerve si edhe te realizojne veprime te vendosura per rikuperimin e vlerave te kredive te humbura nepermjet ekzekutimit te kolateraleve.

Tremujori I dyte I ketij viti nuk ka qene shume shpresedhenes edhe per parametra te tjere te ekonomise. Sipas raportit te Bankes Qendrore vlerat negative te deficitit te bilancit tregtar jane rritur dhe kontributi i tij ne rritjen ekonomike eshte perkeqesuar. Konsumi privat vijon te zhvillohet me ritme te ngadalta per shkak se niveli i punesimit dhe te ardhurat nga paga kane shenuar nje rritje te moderuar dhe prirja per kursim shfaqet e qendrueshme. Dergesat e emigranteve vazhdojne te shenojne renie duke ndikuar negativisht ne nivelin e konsumit ne vend. Ritmi i rritjes se investimeve ne vend ka rene duke reflektuar ngadalesimin e kreditimit nga sektori bankar dhe te shpenzimeve kapitale te politikes fiskale. Po ashtu edhe investimet e huaja direkte jane tkurrur me 15 perqind.

Situata ekonomike pritet te jete sot ne qender te debateve te gjata ne parlament ku do te duhet te votohet ne parim buxheti per vitin e ardhshem. Nje buxhet qe sipas qeverise ruan stabilitetin makroekonomik te vendit dhe garanton rritje te ekonomise e parashikuar per 4.3 perqind per 2012-en. Opozita i konsideron utopike parashikimet e qeverise te cilat sipas saj behen vetem per te mbajtur nivelin prej 60 perqind te borxhit publik. Edhe Fondi monetar nderkombetar ka vleresuar se parashikimet jane teper optimiste. Ne te vertete Fondi monetar mendon se vitin e ardhshem rritja ekonomike e Shqiperise mund te jete 1 deri 1.5 perqind pra 3 deri kater here me e vogel se parashikimi i autoriteteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›