Holl Universiteti Amerikan ne Kosove ka perparesi cilesine
Kris Holl President i Universitetit Amerikan ne Kosove thote se strategjia e institucionit te tij per te konkurruar me sukses eshte rritja e cilesise. Universiteti Amerikan ne Kosove eshte jo fitimprures dhe sipas zotit Hall nese universitetet private qe punojne me fitim nuk ofrojne sherbime cilesore tregu do ta refuzoje kete zgjidhje.
Zeri i Amerikes Zoti Hall jane mbushur 8 vite qe nga themelimi i Universitetit Amerikan ne Kosove cilat jane disa nga sfidat dhe zhvillimet qe ka kaluar institucioni juaj
Chris Hall Ne kemi bere perparim te vazhdueshem gjate ketyre viteve. Ne fillim kishim vetem 60 studente te regjistruar kurse tani kemi mbi 600 qe studiojne ne Universitetin Amerikan ne Kosove. Kemi edhe nje numer punonjesish civile te cilet jane regjistruar ne programin tone te masterit ne degen e Administrates Publike. Por programi yne kryesor eshte edukimi universitar qe organizohet ne bashkepunim me Institutin Teknologjik te Rocesterit ne Nju Jork. Keshtu qe studentet tane marrin nje arsimim amerikan. Fakti qe mesimi zhvillohet ne gjuhen angleze na lejon te terheqim studente jo vetem nga Kosova jo vetem nga shumica e komunitetit shqiptar. Ne kemi studente nga 22 vende te botes dhe nga te gjitha komunitetet ne Kosove.
Zeri i Amerikes fare elemente te tjera e dallojne institucionin tuaj nga universitetet publike dhe private ne Kosove dhe universitetet e tjera amerikane ne Evropen Juglindore
Chris Hall Mendoj se kjo eshte nje pyetje e rendesishme sepse shumica e njerezve ne Evrope nuk kane njohuri per konceptin e universiteteve private jo fitimprurese. Evropianet nuk e kuptojne se unversitetet e njohura amerikane si Harvardi Yale apo Instituti Teknologjik i Rocesterit jane fondacione jo fitimprurese te cilat ne Evrope quhen organizata jo-qeveritare. Mendoj se vetem Turqia e ka ate tradite te universiteteve private jo fitimprurese. Ne dallojme nga universitetet e tjera ne rajon per faktin se jemi institucion privat jo fitimprures dhe te pavarur nga qeveria. Diplomat qe studentet tane marrin jane diploma amerikane te Institutit Teknologjik te Rocesterit. Fale ketij Instituti studentet ne Universitetin Amerikan ne Kosove paguajne cerekun e asaj qe paguajne ata qe studiojne ne Institutin Teknologjik te Rocesterit ne Rocester te Nju Jorkut. Per familjet ne Kosove kostoja eshte e larte. Por vlera e ketij arsimimi qendron ne ate se pas diplomimit ne universitetin tone studentet gjejne pune te mire. Natyrisht shkalla e papunesise ne rajon eshte e larte. Por ka mungese te njerezve me arsimim te cilesise se larte etike te mire te punes dhe njohje te mire te gjuhes angleze. Pra studentet tane nese nuk vazhdojne studimet pasuniversitare ne Shtetet e Bashkuara ata punesohen ne Kosove.
Zeri i Amerikes Per shkak te historise se saj ne Kosove sistemi i arsimit te larte perballet me veshtiresi dhe sfida. Si mendoni se Kosova mund ti tejkaloje kete sfida A jeni te kenaqur me nivelin e arsimimit te larte ne Kosove
Chris Hall Nje problem i madh nga pikepamja jone eshte mungesa e mesuesve te gjuhes angleze ne shkolla. Nje mesues i anglishtes qe merr 300 euro ne muaj ne arsimin publik mund te paguhet tre here me shume nese punon per nje organizate te huaj. Ne nuk konkurrojme me universitetet publike ne Kosove. Pjese e pergjegjesise sime eshte mbeshtetja e universitetit shteteror aty ku mundem. Nuk eshte detyra ime ti kritikoj ata. E respektoj faktin qe ata perballen me sfida te medha. Universitetet publike ne Kosove perballen me mungese te burimeve financiare ashtu si universitetet tjera ne Evrope dhe Shtetet e Bashkuara. Dua te them se jam shume skeptik ndaj universiteteve private fitimprurese ne Kosove. Do te desha te shoh me shume konkurrence nga institucionet legjitime te arsimit te larte dhe jam i sigurt se kjo do te ndodhe. Strategjia jone per nje konkurrence te tille eshte rritja e cilesise. Ne kemi bere marreveshje partneriteti me Kolegjin amerikan Dartmouth me universitetin e njohur francez Sians Po ku jane arsimuar presidenti Nikolas Sarkozi dhe ish presidenti Zhak Shirak. Ky universitet francez na ka zgjedhur ne si partner ne Evropen Juglindore per te derguar njerezit e tyre te cilet studiojne rajonin ne Universitetin Amerikan ne Kosove. Pra tani ne kemi krijuar nje emer te mire per arsimin e larte qe i kalon kufijte e Kosoves. Mendoj se keto partneritete jane te dobishme per Kosoven sepse studentet kosovare mund te udhetojne jashte vendit. Ata do te kene rastin te studiojne se bashku me studentet e tjere evropiane dhe mund te behen pjese e nje rrjeti te gjere te studenteve te rinj.
Zeri i Amerikes Pavaresisht nga hapja e universiteteve private perfshire Universitetin Amerikan ne Kosove dhe kolegjeve tjera private nje numer i madh i nxenesve te shkollave te mesme nuk arrine te regjistrohen ne universitet per shkak te vendeve te kufizuara Cili eshte mendimi juaj
Chris Hall Ky nuk eshte vetem problem i Kosoves. I njejti problem ekziston edhe ne Evrope dhe ne Shtetet e Bashkuara. Universitetet private fitimprurese mund te luajne rol per te permbushur nevojat e tregut. Por nese ato nuk ofrojne sherbime cilesore tregu do ta refuzoje kete lloj zgjidhjeje. Mendoj se njerezit jane bere me te sofistikuar ne kuptimin e vleres relative te nje diplome universiteti. Pas perfundimit te luftes ne Kosove njerezit benin gjithcka ishte e mundur dhe paguanin per te marre cfaredo diplome. Tani punedhenesit kane filluar ta kuptojne se disa diploma nuk jane ekuivalente me diplomat e institucioneve te tjera.
Zeri i Amerikes Sipas mendimit tuaj a eshte i mjafueshem angazhimi i qeverise se Kosoves per te zhvilluar arsimin
Chris Hall Mendoj se dy ministrat e arsimit me te cilet kam punuar Enver Hoxhaj dhe Rame Buja kane ndermarre nisma te mira per zgjerimin e arsimit te larte. Per shembull hapja e universitetit te ri shteteror ne Prizren. Si ne cdo fushe tjeter ne Kosove si ndertimi i rrugeve apo i spitaleve problemi me arsimin eshte thjesht mungesa e burimeve. Nuk behet fjale vetem per burime financiare per ndertimin e ndertesave por edhe per gjetjen e mesuesve perdorimin e programeve moderne dhe te teknologjise. Lajmi i mire eshte se qeveria eshte duke punuar per zbatimin e ndryshimeve te nevojshme. Por kjo do te kerkoje kohe.
Zeri i Amerikes Zoti Hall institucioni juaj ka organizuar debate dhe diskutime politike rreth se ardhmes se Kosoves perfshire problemet ne veri. Sipas mendimit tuaj cila eshte zgjidhja me e mire per kete problem
Chris Hall Po eshte e vertete qe ne organizojme debate konferenca seminare te cilat trajtojne problemet politike ne Kosove. Nuk eshte detyra ime ti them qeverise se Kosoves se si duhet te qeverise. shte detyra jone te organizojme forume ne menyre qe njerezit te debatojne dhe ndoshta disa zgjidhje mund te dalin nga keto debate. Une mund te jap mendimin tim personal ne lidhje me ceshtjen e veriut. Mendoj se eshte absolutisht kritike qe te kontrollohen kufijte qe te mos perdoret veriu si baze per trafikime te paligjshme. Ata qe vertet po shkaktojne probleme per komunitetin serb dhe per te gjitha komunitetet atje jane grupet kriminale te cilat perfitojne nga mungesa e kontrollit te kufirit. Nese KFOR-i dhe qeveria e Kosoves marrin nen kontroll kufirin shumica e krimineleve do te largohen. Kriminelet shkojne aty ku eshte e lehte per bere biznes kriminal. Kur ata te largohen nga veriu gjerat do te permiresohen me shpejt.
Zeri i Amerikes Sa studente te pakices serbe dhe pakicave tjera jane te regjistruar ne Universitetin Amerikan A ka interesim nga ana e pakicave per tu regjistruar ne institucionit tuaj
Chris Hall Tani kemi 12 studente te pakices serbe qe jane te regjistruar ne universitetin tone dhe nje numer i njejte i studenteve nga pakicat boshnjake rome dhe turke. Ne kemi verejtur nje interest te madh nga studentet e pakices serbe ne mbare Kosoven qe duan te regjistrohen ne universitetin tone. Fatkeqesisht nje numer i studenteve serbe ne veri te cilet duan te regjistrohen ose shprehin interes per tu regjistruar shkurajohen nga institucionet paralele dhe grupet kriminale atje. Ne e dime qe ne veri ka te rinj te cilet duan te studiojne ne Universitetin Amerikan. Ne pjesen tjeter te Kosoves ata na shohin si nje institucion neutral sa i perket grupeve etnike. Ne pese vitet e fundit ne kemi patur studente serbe dhe kemi patur vetem dy incidente te vogla ku eshte folur keq kunder studenteve serbe. Dhe ne pergjithesi shumica e studenteve tane shqiptare jane shume mikprites ndaj atyre serbe. Nuk do te thote se nuk duhet guxim per nje 18 vjecar serb te regjistrohet ne nje universitet me shumice shqiptare. Studenteve serbe u duhen nje deri ne tre muaj qe te ambientohen dhe te krijojne miqesi me te tjeret. Pas gjashte muajsh ata ndihen te sigurt dhe shkojne neper restorante dhe klube ne Prishtine se bashku me koleget e tyre shqiptare.