Bregasi Buxheti dhe viti 2012 do te jene me te veshtire
Zeri i Amerikes Zoti Bregasi Ju drejtoni organizaten Biznes Albania qe bashkon bizneset shqiptare. Cili eshte vleresimi i qarqeve te biznesit per projekt-buxhetin e shtetit 2012
Luan Bregasi Ne kendveshtrimin tone si sipermarres mendojme se projekt-buxheti i vitit 2012 ben perpjekje per te respektuar realitetin ekonomik ne te cilin gjendet Shqiperia dhe per te zbutur impaktin qe po jep dhe qe do te jape me shume vitin tjeter kriza ekonomike rajonale dhe sidomos ajo e eurozones.
Megjithate ne mendojme se gjithmone ka vend per te bere dicka me mire. Ajo qe bie ne sy menjehere per mendimin tone eshte se zeri i investimeve u reduktua shume krahasuar me vitin 2010 dhe 2011. Kjo ka ardhur per shkak te krizes ekonomike por ne mendojme qe kriza duhet te mos ndikoje tek investimet por te ndikoje tek reduktimi i shpenzimeve. Pra qeveria duhet te shikoje me laps te mprehur mire se cilat jane shpenzimet qe duhet te reduktohen me qellim qe kete situate te mos e kaloje ne kurriz te investimeve. Ne momentet e krizave sic eshte edhe ne Shqiperi investitori kryesor eshte dhe duhet te jete shteti. Ai e mban gjalle ekonomine nepermjet projekteve investimeve sipermarrjeve.
Zeri i Amerikes Zoti Bregasi Cilat do te ishin disa nga verejtjet kryesore te komunitetit te biznesit dhe cfare do te donit ju te ishte parashikuar me sakte ne kete projekt-buxhet
Luan Bregasi Ne mendojme qe buxheti ka nje ze te rendesishem qe duhet respektuar kthimi i detyrimeve qe shteti i ka biznesit per vitin 2011. Llogaritet afersisht qe kjo eshte ne nivelin e 60-70 milione eurove. Keto para biznesi i ka marre neper banka me interesa te larta eshte kredituar nga bankat per kontratat qe ka realizuar me shtetin pra shtojini edhe 10-20 per qind me shume dhe shkon rreth 100 milione euro. shte nje shifer shume e madhe.
Po keshtu ne mendojme se per te ulur efektin e krizes ekonomike duhet qe shteti te parashikoje me mire perballimin e krizes energjitike e cila mesa duket po troket ne Shqiperi sigurisht per shkaqe natyrore. Ne rast se kesaj situate te veshtire ekonomike i shtohet edhe mungesa e energjise elektrike pasojat do te ishin katastrofale.
Ne nje aspekt me te gjere nevojitet edhe stabiliteti politik i vendit. Shohim se eshte hapur drita jeshile e nje pakti midis dy grupimeve me te medha politike ne shumice dhe ne opozite. Ne besojme dhe shpresojme me shume qe kjo do te jape efekte pozitive ne ekonomi ne rast se serioziteti i te dy paleve eshte ne nivelin qe kerkon sipermarrja private.
Zeri i Amerikes Zoti Bregasi cili eshte mendimi juaj lidhur me kerkesen e institucioneve financiare nderkombetare per te ulur nivelin e borxhit
Luan Bregasi Koncepti i sipermarrjes eshte qe nje borxh nuk shlyhet me nje borxh tjeter. Kredite e marra kthehen ne investime ne vende te reja pune ne pune dhe ne prodhim. Ky eshte efekti zinxhir i ekonomise. Une sipermarres nuk mendoj qe shteti nuk duhet te kreditohet. Edhe biznesi privat kreditohet edhe shteti duhet te kreditohet sepse edhe shteti eshte sipermarres. Raportet e kredive me GDP-ne e vendit shteti duhet ti respektoje me kujdes me qellim qe te mos ndodhe sic ndodhi ne Greqi dhe ne Itali ku niveli i borxheve tejkaloi disa here GDP-ne dhe i futi keto vende ne kolaps te thelle ekonomik. Shteti duhet te kreditohet ne raportet qe e lejon ekonomia kombetare vendase.
Nga ana tjeter nje ze shume i rendesishem eshte edhe minimizimi i korrupsionit. Korrupsioni ka vlere jo te ulet ndonese eshte nje kosto e pallogaritur. Ne tenderat qe zhvillohen duhet te rritet konkurrenca e garave me qellim qe projektet te vine ne nivelin e vlerave reale te ketyre investimeve dhe jo ne vlera me te larta ne kurriz te kostove dhe te kredive nga vjen edhe menaxhimi i keq i kredive qe merr nje shtet.
Zeri i Amerikes Cilat jane veshtiresite kryesore qe ndeshin bizneset shqiptare dhe sfidat per vitin e ardhshem
Luan Bregasi Veshtiresite jane shume te medha. Biznesi ndihet realisht ne veshtiresi se pari per shkak te uljes se kerkeses per produktet e vendit dhe ato te importit. Sepse edhe importet kane rene. Se dyti ndihen ne veshtiresi per shkak te mungeses se cash-it ne treg renies se remitancave per shkak te krizes rajonale per shkak te kthimit te emigranteve ne vend dhe kerkimit te punes. Se treti ndihet ne veshtiresi per shkak te interesit te larte te kredive bankare jemi i vetmi vend qe i kemi interesat bankare 10-11 per qind kur ne vendet e rajonit dhe ne vendet e Bashkimit Europian eshte 4-5 per qind ose 6 per qind maksimumi. Edhe keto jane kosto. Megjithate biznesi eshte duke u perpjekur se bashku edhe me operatore te tjere qe ta kaloje kete krize e kosto sa me te pakta.
Duhet vleresuar qe ne mentalitetin e sipermarrjes shqiptare asnjehere krizat nuk jane shkarkuar tek njerezit e thjeshte. Nuk hiqen njerez nga puna nuk ulen pagat apo pagesa te tjera. Biznesi shqiptar e ka kaluar vitin 2011 edhe duke tretur pak dhjamin e vet por mendoj qe viti 2012 do te jete nje vit me i veshtire prandaj duhet qe shteti te beje maksimumin qe kjo krize te jape efekte sa me te vogla.