Studimi, pse femrat shtiren gjatë orgazmës?!
SHBA- Një studim i realizuar nga një grup studiuesish nga Columbia University i New York-ut i publikuar edhe në revistën "The Archive of Sexual Behavior", ka arritur në përfundimin se mashkulli nuk ka shanse para aftësisë interpretative të femrës, kur bëhet fjalë për të gënjyer për orgazmën.
Shkecëtarët arritën në këtë konkluzion pasi analizuan shkaqet sepse femrat shtiren gjatë marrëdhënies seksuale. Studiuesit amerikan kanë zbuluar se sa më shpesh gratë të shtiren se kanë arritur kënaqësinë seksuale aq më shumë ekziston mundësia për të mbajtur një lidhje të konsoliduar dhe të gjatë me partnerin e tyre..
Sondazhi i kryer nga kërkuesit përfshiu në studim 453 femra midis moshës 18 deri 46-vjecare, të cilat kishin një lidhje që zgjaste afërsisht prej 6 muajsh. Rreth 53,9% e tyre pranuan se kanë stimuluar një kënaqësi të rremë gjatë marrëdhënies me partnerin e tyre. Sipas shkencëtarëve kjo kategori femrash përceptonte një rrezik të mundshëm tradhëtie nga ana e partnerit.
"Studimet e mëparshme kanë treguar se gratë që arrijnë orgazmën kanë më shumë gjasa për të mbajtur marrëdhënien e tyre të fortë. Gjetjet tona sugjerojnë se arritja e kënaqësisë seksuale, e cila stimulohet me shumë nga femrat , është një tipar i evolucionit dhe si i tillë mund të 'përsoset' në vitet në vijim, ", sqaroi Farnaz Kaighobadi, kreu i ekipit hulumtues.
(el.me/BalkanWeb)