Tregtimi i duhanit gjobiten 3 kompani
Gjoba prej 3 milion lekësh janë vendosur për 3 kompani të tregtimit të duhanit. Këto kompani sipas inspektorëve, në kundravajtje më ligjin kundër produkteve të duhanit kanë ekspozuar dhe kanë bërë promocion në ambiente publike, që ligji i përjashton.
“Drejtoria e hetimit tatimor po penalizon kompanitë e duhanit. Të gjitha shkeljet e konstatuara janë reklama, promocion. Të gjitha i kemi të identifikuara, fotografuara. Janë nëpër pikat e shitjes ku janë shkelur të gjitha normat, ku vajza të reja studente duke bërë promocione rrugëve të Tiranës dhe njëkohësisht bill board-e të ndryshme që parlamenti shqiptar i ka hequr me ligj”-tha Roland Shuperka, Specialist i Duhanit, ISHP.
Inspektimet sipas Shuperkës do të shtrihen dhe në bare dhe restorante, pasi në ambjentet e mbylluar të tyre, vazhdon të konsumohet duhan, në një kohë, që ligji nuk e parashikon.
Julia Bardhushi