E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-Brazil, marreveshje bashkepunimi në bujqësi

TIRANË- Shqipëria dhe Brazili nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë.

Ministri i Bujqësisë, Blegtorisë dhe Ushqimit të Republikës Federale të Brazilit, z. Mendes Filho dhe  Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet dy institucioneve që ata përfaqësojnë "Mbi bashkëpunim në Bujqësi". Në marrëveshjen e nënshkruar mes dy ministrave përcaktohet që do të ketë ndihmesa dhe angazhim nga të dy qeveritë.

Në takimin me homologun shqiptar, z. Mendes Filho tha se qeveria braziliane dhe ministria e Bujqësisë do të mbështesë plotësisht zhvillimin e Shqipërisë.

"Ne do të plotësojë çdo kërkesë që do të vijë nga pala shqiptare në lidhje me lehtësimin e tregtisë mes dy vendeve, përmirësimin e kuadrit ligjor apo dhe shkëmbimin e eksperiencave", tha ai.

Nga ana e tij, ministri Ruli shprehu interesin për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve, për produkte bujqësore strategjike. Ruli vuri në dukje se zhvillimi i Brazilit në vitet e fundit është një ndër shembujt më të mirë për t'u ndjekur.

"Ky është një rast i mirë për të thelluar bashkëpunimin në fushën e tregtisë, bujqësisë dhe teknologjive të reja si dhe të mund të konkludojmë marrëveshje mjaft të rëndësishme që i hapin rrugë këtij bashkëpunimi. Marrëveshja që do të firmosim sot është mjaft e rëndësishme për të institucionalizuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve tona, të shërbimeve veterinare, të autoriteteve të sigurisë ushqimore në lidhje me importet e prodhimeve të mishit dhe prodhimeve të tjera", tha Ruli.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›