E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ref. Zgjedhore, Berisha: Votojmë propozimet e PS nëse i pranon ODIHR

TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, duke shprehur vullnetin e mazhorancës për të finalizuar me sukses reformën zgjedhore u shpreh se do pranojë kërkesat e kreut të opozitës nëse ato pranohen nga OSBE/ODIHR

“Ajo që dua të theksoj është se nga mazhoranca ekziston vullnet i plotë për ta finalizuar këtë reformë në kohën më të shpejtë të mundshme. Ekziston një trashigimi që prodhoi legjislacioni konsultativ, por që tani është bërë e nevojshme të amendohet në përputhje me sugjerimet e bëra nga OSBE/ODIR, nga vrojtimi i zgjedhjeve të 2009 dhe 2011-tës, nga marrëveshja mes palëve dhe kjo marrëveshje ka përcaktuar procesin e punës që është e njëjtë që u përdor me kodin zgjedhor në 2009-tën. Marrëveshja u përcaktuar nga vetë opozita, ne dolëm me dy opsione opozita zgjodhi opsionin e punës së përbashkët, kompromisit dhe arritjes”,- deklaroi Berisha.

Kryeministri Berisha pohoi se paketa e përgjegjësive që lind nga rekomandimet e OSBE/ODIHR është gati, ndërkohë kërkesat e kryetarit të Partisë Socialsite i cilësoi si ‘dënime’ të procesit zgjedhor’.

“Është përgatit paketa e përgjegjësieve dhe ekspertët e OSBE/ODIHR do japin mendimin dhe dënimet e vendosura nga Rama ne do ti votojmë, mirë nuk na vjen të votojmë dënime të larta me veprën por ai është kompromis që do bëhet. Tek listat e zgjedhjeve ne kërkojmë respektimin e standarteve europiane. Erdhi një amandament që e kishin kërkaur në Venezuelë. Praktikat elektorale janë praktika shumë të pastra, nuk lejohet të përdorësh listën si mekanizës përjashtimi. Lista nuk mund të bëhet shkak dhe të ndikojë në përjashtim. Edhe këtu ekpertë të OSBE/ODIHR do japin mendimin e tyre dhe nuk ka problem madhor”,- theksoi Berisha.

Berisha u shpreh se një nga problemet në zgjedhjet lokale të majit, ishin votat e hedhura gabim në kutitë e gabura, të cilat sipas tij do gjejnë zgjidhje në kodet ndërkombëtare, ndërkohë që u shpreh pro shtimit të qëndrave të votimit.

“Për votat e hedhura gabim përcaktohet në ligj, në përputhje me kodet ndërkombëtare të zgjedhjeve, kodi i Komisionit të Venecias dhe kodi i IFES. Këto parashikojnë numërimin edhe vlerësimin e votës gabim. Urojmë të shtojmë qëndrat e votimit. Ka një kërkesë nga ana e socialistëve për numrin e votuesve që të rritet, në përgjithësi është e drejtë, e vetmja gjë është që kjo kërkesë të shoqërohet me detyrim për të siguruar transportin e materialeve”,- theksoi Berisha.
vijon Lidhje te tjera Parada gay, Berisha: Nuk e ndalojmë, jemi vend i lirë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›