"Shqiperi-Britani, bashkepunim te shkelqyer"
TIRANE - Ministri i Brendshem, Bujar Nishani ka marre nje leter falenderimi dhe vleresimi nga ministri i Mbreterise se Bashkuar per Policine, Krimin dhe Sigurine Vernon Coaker, pas vizites se tij zyrtare ne vendin tone me 17 Shkurt 2009. "Eshte e qarte se vazhdon nje bashkepunim i shkelqyer mes agjencive te zbatimit te ligjit te Mbreterise se Bashkuar dhe Shqiperise," shprehet ne letren e tij ministri Coaker. Me tej ne letren e tij, funksionari i larte i Home Office ndalet ne vleresimin e niveleve te bashkepunimit dypalesh ne disa fusha, e per ceshtje te caktuara."Mbreteria e Bashkuar i kushton nje rendesi te vecante suksesit te PAMECA III dhe eshte e dukshme se ju dhe autoritetet shqiptare keni dhene nje siguri te plote per nje nisje te shkelqyer te projektit. Ne e vleresojme Shqiperine si partner ne luften kunder krimit te organizuar, sic parashikohet edhe ne angazhimet e nivelit te larte te SOCA-s (Agjencia Kunder Krimit te Organizuar). Jam mirenjohes per mbeshtetjen tuaj te vazhdueshme lidhur me investimet dhe financimet e Mbreterise se Bashkuar per Policine e Shtetit Shqiptar,", ka shkruar ne letren e tij Coaker. Ministri i Shtetit te Mbreterise se Bashkuar per Policine, Krimin dhe Sigurine Vernon Coaker, perforcon ne letren e tij angazhimin e plote per bashkepunimin e metejshem mes dy vendeve. A. Cena