Aksionet, dy te rinj me 24 grame heroine
TIRANE - Dy te rinj jane vene ne pranga pasi jane kapur nga policia me lende narkotike. Arrestimi i pare eshte bere ne rrugen "Bardhyl", ne Tirane, ku Rigert Ceranaj 25 vjec eshte kapur me 19 grame lende narkotike e dyshuar si heroine. Policia e Tiranes, tha dje se, te riut pas nje kontrolli fizik te ushtruar, ju gjet nje qese plastmase, me peshe 19 grame. Si prove materiale u sekuestrua lenda e dyshuar lende narkotike e llojit heroine. Po dy dite me pare, eshte arrestuar Fatjon Tafmizi, 23 vjec. Ai u vu ne pranga ne rrugen "Llambi Bonata", ne Kombinat. Policia tha se gjate kontrollit fizik te ushtruar ju gjet 5.4 grame, me gjithe ambalazh, te ndare ne 27 porcione, te mbushura me pluhur me arome si te lendeve narkotike e llojit heroine. Policia e ka sekuestruar sasine e me siperme, si prove materiale. Te dy rastet i kane kaluar prokurorise, per akuzen e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike". A. C
Itali/ Policia ve ne pranga Isuf Skaren
Arrestohet me 1.5 kg heroine shqiptari
PALERMO - Kapet me 1.5 kilograme heroine arrestohet emigranti. Media italiane ka bere te ditur se nje 31-vjecar shqiptar, eshte arrestuar ne portin e Palermos, me 1.5 kilogram heroine te paster. Isuf Skara, 31 vjec, sapo kishte zbritur nga anija "Superba", qe kishte mberritur nga Xhenova, kur eshte ndaluar nga karabinieret. Menjehere ai i eshte nenshtruar kontrolleve nga ata. Gjate kontrollit ne automjetin e tij, ne motor jane zbuluar dy pako celefoni te termoizoluar ne menyre perfekte, per t'u shpetuar edhe qenve antidroge. Ne to eshte gjetur dhe sasia e lendes narkotike prej 1.5 kilograme. Menjehere mbi 31-vjecarin shqiptar, kane rene prangat dhe eshte derguar per ne qeli. Policia ka bere te ditur se, e ka marre ne pyetje ate per te zbuluar rrjetin. Skara sipas policise eshte thjesht korrieri i droges. Pervec heroines, me vlere rreth 200 mije euro, Skares iu sekuestruan edhe 3 mije euro qe i mbante me vete. A. C