E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gerdeci", nen akuze per vrasje masive, Ngjeci

TIRANE - Gjykata e Tiranes ka vleresuar dje masen e sigurise "arrest me burg" per Sokol Ngjecin, ish-mbikeqyresi i firmes "Meico", i akuzuar per tragjedine e Gerdecit. Drejtuesi i hetimeve, Sokol Stojani i ka komunikuar dje, dy akuzuat qe rendojne mbi te. Pikerisht Ngjeci, akuzohet per vepren penale te "vrasjes masive" dhe "shkaterrimit te prones". Vete i pandehuri mesohet se nuk ka dhene shpjegime para gjykatesit te gatshem Asim Vokshi. I pandehuri pasi eshte njohur me masen e tij te sigurise eshte transferuar serish ne paraburgimin "Jordan Misja 313". Prokuroria e Pergjithshme nisi hetimet per Ngjecin, gjashte muaj me pare. Sipas prokurorise i pandehuri duhet te merrej me inspektimin e vendit ku do te kryhej demontimi ne fabrike te Gerdecit. Nga ana tjeter i pandehuri kishte per detyre te percaktonte nese permbusheshin kushtet, ne te cilat do te kryhej demontimi ne fabriken e Gerdecit. Nga hetimet e prokurorise ka rezultuar se nuk ishte kryer asnje inspektim, ne lidhje me kushtet ne te cilat do te kryhej demontimi i armeve ne fabriken e Gerdecit. Sipas akuzes, ne fabrike punetoret punonin ende me mjete artizanale. Per ngjarjen e 15 marsit te vitit te kaluar, jane marre te pandehur 28 persona, ku kater prej te cileve jane arrestuar nga prokuroria si te dyshuar. Mes personave te pandehur, eshte marre edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, per te cilin prokuroria ka ngritur akuzes e "shperdorimit te detyres". R. Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›