Vrasja, kapet ish-polici i denuar me 13 vjet
PISTOJA - I kerkuar prej shume vitesh nga Interpol Tirana, policia italiane ka vene ne pranga diten e djeshme Gjergj Biben. Media ka bere te ditur se, policia italiane ka mundur te arrestoje 42-vjecarin shqiptar Gjergj Biba, i kerkuar prej vitesh nga drejtesia shqiptare. Biba eshte denuar ne mungese me 13 vjet, per nje vrasje dhe plagosje ne vitin 1993. Shtypi italian shton se Biba akuzohet se ka vrare nje fqinjin e tij, pas nje grindjeje per pronen. Arrestimi eshte bere i mundur nga policia e Pistojas, e cila e ka zbuluar, edhe pse Biba prej vitesh jetonte aty nen nje emer te rreme ne komunen e Maces. Sipas policise shqiptare, familja Biba nga vitet 90, kishte konflikt me familjen e Rrok Nikes. Dy familjet jetonin ne fshatin Manati te rrethit te Lezhes. Sherri midis tyre kishte nisur per token, ku dy familjet pretendonin per nje pjese toke. Pikerisht mungesa e dialogut ka bere qe ne vitin 1993, dy djemte e Mark Bibes, Gjon Biba ne ate kohe efektiv i Lezhes, se bashku me vellane Gjergjin, i kishin dale ne rruge Gjergj Nikes, 44 vjec, dhe kane filluar te ziheshin. Ne keto kushte Gjon Biba, ka nxjerre pistoleten dhe e ka kercenuar Niken, ndersa vellai tjeter Gjergj Biba, e ka qelluar me thike duke e lene te vdekur. Ai eshte denuar me 13 vjet burg dhe ishte ne kerkim qe ne 1993.
A. Cena
A. Cena