E Martë, 3 Nëntor 2026

Shqipëri-Bullgari, forcim i bashkëpunimit në fushën e sistemit penitenciar

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose priti në një takim ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Ivaylo Kirov, ku biseduan për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sistemit penitenciar.

Gjatë bisedës Qose dhe Kirov diskutuan edhe për mundësitë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira mes dy vendeve, me fokus në trajnimin e stafit, modernizimin e institucioneve dhe përmirësimin e kushteve në sistemin penitenciar.

Në një postim në rrjetet sociale, Qose tha se “ky takim shërben si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bullgarisë në këtë sektor”.

1 nga 6

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›