Shqiperi Enti Rregullator i Energjise nuk ndryshon tarifat e energjise per tre vitet e ardhshme

Ne Shqiperi Enti Rregullator i Energjise vendosi sot te lere te pandryshuar tarifat e energjise per tre vitet e ardhshme. Vendimi u be i njohur pas mbledhjes se Bordit te Komisionereve.
Per konsumatoret familjare do te vazhdoje te aplikohet sistemi me dy blloqe me nje cmim prej 7.7 lek per konsumin deri ne 300 kilowat /ore dhe 13.5 leke per konsumin mbi kete nivel. Nga ana e saj operatori I sistemit te shperndarjes I kontrolluar nga ceket e CEZ kishin kerkuar nje rritje prej 4. 6 perqind.
Ndaj Entit te Energjise kishin kerkuar rritje te tarifave edhe Kesh si dhe operatori i sistemit te Transmetimit.
Sipas vendimit te sotem cmimi me te cilin Kesh do tI shese energjine CEZ-it I ulur vitin e kaluar tani do te dyfishohet. Nje rritje te lehte pesuan edhe tarifat e Operatorit te Transmetimit.