E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-FMN, 21 vjet histori bashkepunimi Eglantina Nasi

Nje histori 21-vjecare bashkepunimi, e cila pervec ndihmave te konsiderueshme monetare, i ka siguruar Shqiperise edhe nje besueshmeri te larte tek autoritetet e larta financiare boterore. Keshtu e ka vleresuar Banka e Shqiperise, gjate nje analize te posacme, marredhenien e vendit tone me Fondin Monetar Nderkombetar. Te datuara qe nga 15 tetori i vitit 1991, ato nisen fillimisht me synimin e zbatimit te nje strategjie per zhvillimin ekonomik, duke siguruar kalimin, nga nje ekonomi te planifikuar drejt nje ekonomie tregu. "Edhe marreveshja e pare e nenshkruar me Shqiperine, synonte stabilizimin makroekonomik dhe fillimin e ndryshimeve strukturore, drejt ekonomise se tregut", - cileson analiza e posacme e BSH-se. Per te vijuar me tej, me faktin se anetaresimi prane Fondit ka sjelle "perfitime ne ekonomi, besueshmeri tek institucionet e tjera financiare dhe ne tregjet financiare, siguri ekonomike per investitoret e huaj, si dhe mundesi per marrjen e kredive per investime etj.". Nga ana tjeter, BSH ve ne dukje edhe se marreveshja e pare qe Shqiperia ka perfituar nga Fondi, ka qene ajo 12-mujore, e nenshkruar me date 26 gusht 1992, ne shumen 20 milione SDR (32 milione dollare), e disbursuar ne 3 transhe dhe e perfunduar ne vitin 1998. Nderkaq, ne vijim te kredise, ne korrik 1993, Bordi Ekzekutiv i FMN-se miratoi nje kredi 3-vjecare, ne shumen prej 42.3 milione SDR (66 milione dollare), me qellim mbeshtetjen e programit ekonomik dhe financiar te viteve 1993-1996, nga e cila u terhoqen vetem 31 milione SDR. Nderkaq, ne vitin 1997, si pasoje e trazirave te ndodhura, FMN miratoi kredine EPCA, per mbeshtetje emergjente ne shumen e 8.8 milioneve SDR (13.5 milione dollare). Per te vazhduar me ndihmen e tij, Fondi Monetar Nderkombetar i ka akorduar Shqiperise ne vitet 1998-2001, edhe nje kredi ne shumen 45 milione SDR (69 milione dollare), nje te re ne daten 27 janar 2006, e cila ka qene edhe e fundit 3-vjecare, me shumen prej 17 milione SDR (26 milione dollare). Pasketaj, marredheniet e Shqiperise me kete institucion te rendesishem financiar boteror, jane perqendruar kryesisht ne konsultime, te cilat jane ne te njejten kohe edhe pjese e punes monitoruese qe kryen FMN. "Nje mision e viziton nje vend cdo vit, ose nje here ne dy vjet, per te grumbulluar informacion dhe per te shkembyer pikepamje me autoritetet vendore", - sqarojne ekspertet e BSH-se, ne analizen e tyre. Duke detajuar me tej, se konsultimi me i fundit u krye nga misioni i FMN-se qe vizitoi Shqiperine ne muajin qershor te vitit 2011. "Duke filluar nga viti 1999, renditen 9 misione te stafit te FMN-se, ne konsultim me Shqiperine, raportet e te cileve jane publikuar perkatesisht ne vitin 1999, 2000, 2001, 2003, 2005, 2006, 2008, 2010, dhe raporti i fundit ne vitin 2011", - citojne ekspertet e Bankes se Shqiperise, lidhur me nje proces te tille.

Shqiperia ka 1341 vota ne FMN, ose 0.05% te totalit te anetareve

Shqiperia zoteron aktualisht 1341 vota, ose 0.05% te shumes se pergjithshme te votave, te te gjithe anetareve te Fondit Monetar Nderkombetar. Kjo, fale rritjes se fundit te kuotes qe ajo ka paguar, per anetaresimin ne kete organizate te rendesishme financiare boterore. Konkretisht, sipas te dhenave qe referon BSH-ja, kjo kuote u rrit ne nivelin 60 milione SDR (90 milione dollare), ne muajin janar te vitit 2012, si rezultat i hyrjes ne fuqi te reformes se vitit 2008, mbi rritjen e kuotes dhe perfaqesimit ne FMN. Tashme, me rritjen e kuotes se saj, vendi yne ka rritur edhe fuqine e tij ne vendimmarrjen e ketij institucioni. Kujtojme ketu, se ne momentin e anetaresimit, kuota per Shqiperine u caktua 25 milione SDR (37 milione dollare). Vete FMN-se, burimet qe ka ne dispozicion i vijne nga pagesa e kuotave te anetaresimit, te cilat paguhen nga te gjitha vendet anetare, plot 188 te tilla, sipas madhesise dhe fuqise ekonomike perkatese te tyre.

Deri tani, FMN ka derguar ne Shqiperi 9 misione me eksperte

Konkluzionet e misioneve te FMN-se, publikuar per ecurine e treguesve ekonomike ne Shqiperi, kane qene kryesisht pozitive. Keshtu, Banka e Shqiperise, ne analizen e saj, permend ato te misionit te fundit, ne qershor te vitit 2011. "Ne to eshte theksuar se: 1. Ekonomia shqiptare ka treguar nje ecuri te admirueshme, duke perballuar mire krizen financiare boterore te vitit 2009-es, si rrjedhoje e zbatimit te politikave te shendosha, ne periudhen para krizes. 2. Sistemi financiar perballoi stresin e krijuar nga kriza, dhe shmangu gjithashtu krizen ne sektorin e kredise, ndonese raportohet se pati nje renie te cilesise se aseteve. 3. Gjate gjithe periudhes, inflacioni ka mbetur i mire ankoruar dhe gjithashtu, ribalancimi i nevojshem i ekonomise ka filluar, duke shenuar nje rritje te eksporteve si dhe nje reduktim te deficitit te larte te llogarise korente", - citojne ekspertet e BSH-se, konkluzionet e permendura nga ekspertet e misionit te FMN-se vjet, ne vendin tone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›