E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti: Bisedimet per TAP dhe paktin detar me Greqine

Ministri i Puneve te Jashtme, Edmond Panariti, thote se nuk ekziston asnje varesi apo lidhje funksionare midis projektit "TAP" dhe Marreveshjes se Ujerave. Keto ceshtje, thote ai, do te trajtohen individualisht ne menyre te vecante, te pavarura nga njera-tjetra, pra progresi i njeres nuk do te kushtezohet nga regresi, apo progresi i tjetres

Mediat greke po raportojne se fundmi, se qeveria greke do te mbeshtese projektin e "TAP"-it, ku eshte perfshire edhe Shqiperia, por duhet qe qeveria shqiptare te pranoje marreveshjen detare. Ka ndonje te vertete ne te?

Ky nuk eshte qendrimi zyrtar, as i qeverise greke dhe as i qeverise shqiptare. Une jam i njohur me interpretimin qe bejne mediat, jo vetem ato greke, por edhe ato shqiptare, duke hequr nje paralele midis dy marreveshjeve, pra midis projektit "TAP" dhe Marreveshjes se Ujerave. Nuk ekziston asnje varesi, asnje lidhje funksionare midis dy problemeve. Keto probleme do te trajtohen individualisht ne menyre te vecante, te pavarura nga njera-tjetra, pra progresi i njeres nuk do te kushtezohet nga regresi, apo progresi i tjetres. Per momentin, ceshtja qe shtrohet ne raport jo vetem me Greqine, por edhe me Italine, eshte mbeshtetja politike qe kerkohet per projektin transadriatik. Ju e dini qe ne fillim, qe Shqiperia ka qene promotor i mbeshtetjes se ketij projekti. Gjithashtu, ju e dini qe vendet e tjera kane pasur nje qendrim skeptik. Ne kete kuader, jane planifikuar edhe levizjet e mia. Ne viziten time te pare, me ftese te homologut tim Terzi, ne Itali, une kerkova haptazi perkrahjen nga Italia, sepse ne e konsiderojme kete projekt shume te rendesishem per zhvillimin e ekonomise se vendit, per terheqjen e investimeve te tjera, qe lidhen me kalimin e ketij tubacioni ne territorin shqiptar. Pa dyshim qe m'u premtua nga z. Terzi, qe Italia do ta perkrahte kete projekt, ne te gjitha forumet e mundshme. Me vone, z. Terzi ma konfirmoi kete edhe njehere. Per fat te mire, perpara dy ditesh, edhe homologu im grek, Ministri i Jashtem Avramopulos. Ma konfirmoi ne nje bisede telefonike te drejtperdrejte te pakushtezuar, edhe perkrahjen qe Greqia i ben projektit "TAP". Eshte e rendesishme qe te tre vendet te nenshkruajne nje marreveshje, ku te tregojne qartazi mbeshtetjen specifike ndaj projektit transadriatik, te gazsjellesit. Pa nje mbeshtetje te qarte politike nga keto tre vende, shanset qe ky projekt te miratohet ne fund te ketij viti, nuk do te jene aq te medha. Ne do ta nenshkruajme kete marreveshje, dhe kjo tashme eshte e vendosur. Keshtu, shanset qe ky projekt te miratohet do te jene shume te medha. Nga ana tjeter, eshte e domosdoshme arritja e nje marreveshjeje te tille, e nje mekanizmi rregullator e nje marreveshjeje, per ceshtje te ndotjes se mjedisit, ceshtje te tjera te karakterit legjislativ, per kalimin e tubacionit ne te tre vendet respektove, dhe jemi ne nje rruge te mbare. Per t'iu rikthyer edhe njehere marreveshjes se ujerave, kjo ceshtje eshte plotesisht e ndare nga problem i pare. Do te adresohet ne momentin e duhur, kur si pike referimi do te jete vendimi i Gjykates Kushtetuese. Jane krijuar grupe pune ne Ministrine e Puneve te Jashtme, te cilat po punojne intensivisht per te dale me opsionet perkatese, te cilat do te jene edhe baza e negocimit te ketij problemi, me qeverine greke. Vizita ime ne Athine, me ftesen e homologut tim, eshte nje vizite normale, eshte nje vizite ne vazhden e vizites ne rajon, qe filloi me viziten time ne Itali, dhe qe eshte e natyrshme te vazhdoje me Greqine, sic bera pak kohe me pare me viziten time ne Kosove. Ky tur do te vijoje edhe me vizita ne Malin e Zi dhe Maqedoni, gje qe i sherben rolit aktiv qe Shqiperia ka ne kuader te bashkepunimit rajonal, si nje nga vlerat tona me te vyera, drejt rruges se integrimit europian.

Ne takimin qe do te keni me homologun tuaj, do te flitet per ndryshimin e marreveshjes detare?

Akoma nuk kemi rene dakord per agjenden e bisedimeve tona. Natyrisht qe nuk perjashtohet qe edhe ky problem te ngrihet, por vizita ime e pare ne Greqi, eshte vizite qe behet ne kuader te marredhenieve bilaterale mes Greqise dhe Shqiperise. Eshte vizita ime e pare ne Greqi, ne kapacitetin e Ministrit te Jashtem, qe do t'i sherbeje edhe forcimit te metejshem te marredhenieve shume te mira qe kemi. Jemi padyshim te hapur per te diskutuar per cfaredolloj problemi qe kemi, pa asnje lloj paragjykimi ne menyre konstruktive, te drejtperdrejte dhe te sinqerte.

Fakti qe jane ngritur grupet e punes per te punuar per marreveshjen e ujerave, a e keni kerkuar plotfuqine e presidentit?

Ne jemi ne fazen e grupeve teknike, komisioneve, te cilet po diskutojne per te gjitha menyrat e mundshme se si do te adresohet ky problem. Sic e theksova edhe me perpara, qe pika e referimit do te jete Gjykata Kushtetuese dhe ne raport me te, do te kete pastaj edhe avancim te ketij procesi.

Nderkohe, ne cfare faze eshte procesi i kesaj marreveshjeje, qofte edhe nga ana teknike qe ju e permendet?

Grupet e punes jane duke punuar. Ne momentin qe une do te kem rezultatet e duhura, do te mblidhemi se bashku dhe do te bisedojme per ecurine e metejshme.

Mbi c'baze do te punoni?

Mbi bazen e legjislacionit te vendit dhe legjislacionit nderkombetar.

Apo mbi ate qe eshte punuar me heret?

Ju e dini qe ka nje vendim te Gjykates Kushtetuese, i cili anulon praktiken e meparshme, dhe mbi kete baze po procedohet per ta ripare te gjithe procesin.

Mund te na jepni nje detaj?

Nuk mund te jap, per arsye sepse do te ishte e parakohshme dhe spekulative qe une te beja publike, rezultate qe jane akoma ne perpunim.

Kur do te behen publike keto rezultate?

Se shpejti.

Kur se shpejti, ne shtator, tetor?

Se shpejti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›