Damasku goditet nga shpërthimet, bombë pranë vëzhguesve të OKB-së
Siri- Një shpërthim i madh ka ndodhur në afërsi të një komplesi ushtarak në kryeqytetin sirian, Damask, afër një hoteli të përdorur nga misioni vëzhgues i Organizatës së Kombëve të Bashkuara, OKB-së.
Televizoni shtetëror sirian njoftoi se tre persona kanë mbetur të plagosur në këtë shpërthim por asnjë prej tyre nuk ishte vëzhgues i OKB-së.
Dëshmitarët në Damask panë një re të madhe tymi që vinte nga qendra e qytetit dhe shumë ambulanca janë parë duke iu drejtuar zonës.
Dhuna në Siri ka njohur përshkallëzime në kryeqyet gjatë javëve të fundit. Muajin e kaluar një bombë në selinë e sigurisë kombëtare vrau tre shefat e sigurisë së presidentit Bashar Al-Assad.
Televizioni shtetëror tha se shpërthimi i së mërkurës ndodhi nga një bombë pranë një kamioni me karburant, por raporte të tjera thanë se bomba kishte shpërthyer në anë të rrugës. Një korespondent i BBC-së në Damask thotë se zona përreth hotelit ‘Dama Rose’ është mbyllur dhe forca të shumta sigurie e kanë rrethuar.
BBC thotë se ka pasur raporte për shpërthime të tjera në qytet por këto nuk mund të verifikohen menjëherë. Dhuna e shënuar së fundmi vjen në një kohë kur një grup i vendeve islamike do të takohen në Mekë për të diskutuar mbi krizën siriane.
57 anëtarët e Organizatës për Bashkëpunim Islamik pritet të pezullojnë anëtarësimin e Sirisë, pavarësisht kundërshtimeve nga Irani, aleati kryesor rajonal i Sirisë.
Dorina Bilbili/IDEA/