E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Fillon viti i ri shkollor Presidenti mesazh femijeve

Sistemi arsimor i Shqiperise nisi sot vitin e ri shkollor 9-vjecar dhe te mesem. Mbi 650 mije nxenes u rikthyen klasave dhe librave ne 9 vjecare dhe gjimnaze pas pushimeve te veres. Ndersa 56 mije femije te vegjel shkuan ne klasat e para per te mesuar Abetaren. Presidenti Bamir Topi pershendeti nxenesit per diten e pare te mesimit nga shkolla e mesme Petro Nini luarasi.

Presidenti Topi u beri thirrje nxenesve qe te mbrojne dhe te vazhdojne traditen e shkolles shqiptare si edhe te ndjekin progamet moderne mesimore. Kjo shkolle mban emrin e nje rilindasi te madh. Kjo shkolle ka edhe vete nje tradite te mirenjohur. Nga kjo shkolle kane dale nje numer i madh personalitetesh qe kane punuar per kombin dhe popullin. Ju nxenesit e rinj duhet ta pasuroni kete tradite te keni mirenjohje per prinderit dhe per mesuesit tuaj dhe te arrini rezultate sa me te larta ne mesimin e programeve bashkekohore. Keshtu ju do te arrini ritmin e zhvillimit dhe te ardhmes - tha presidenti Topi.

Ne kete vit te ri parauniversitar nje numer shkollash jane pajisur me laboratore kompjuterike dhe laboratore shkencore por nje pjese e tyre kane probleme dhe mangesi teknike. Kryetari i bashkise se Tiranes Lulezim Basha uroi femijet per diten e pare te shkolles nga klasa e tij e femijerise. Zoti Basha premtoi ne shkollen Skender aci me shume investime per ruajtjen e shkollave riparimet e shumta higjeno-sanitare dhe ndertimin e 6 shkollave te reja. Krahas gjashte shkollave te reja bashkia do te rrite sigurine rrugore prane shkollave do te investoje ne ujin e pijshem dhe mjediset e brendshme te tyre - tha ai.

Shqiperia ka 376 gjimnaze dhe 1749 shkolla 9-vjecare. Mesimi ne to do te zhvillohet me dy turne sidomos ne shkollat e mbingarkuara te kryeqytetit ku jane afruar edhe nje numer i madh banoresh nga gjithe Shqiperia. Ky numer i madh familjesh ka bere te domosdoshme ndertimin e shkollave te reja ne kryeqytet sepse klasat jane te mbushura nga 35-39 nxenes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›