Librazhd, polici dhunohet për shkak të detyrës
LIBRAZHD- Një punonjës i policisë komunale në Stravaj të Librazhdit është dhunuar mesditën e sotme nga një banor i fshatit.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Stranik të këtij rrethi.
Burime zyrtare të komisariatit të Librazhdit konfirmuan se shtetasi Nderim Allko, polic në komunën e Stravajt është goditur për shkak të detyrës nga një banor i fshatit.
Autori Valter Rrushi pas incidentit me policin është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga ana e policisë .
Motivet që shkaktuan këtë incident nuk bëhen të ditura, ndërkohë mësohet se policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)