Ministri i jashtem italian dhe ai grek vizitojne Shqiperine
Ne Tirane Ministri i Jashtem italian Franco Frattini dhe ai grek Stavros Lambrinidis deklaruan sot se Shqiperise i duhet nje pakt politik kombetar per Europen.
Dy ministrat e jashtem ishin sot ne kryeqytetin shqiptar ne nje mision te koordinuar me Bashkimin europian per te dhene nje shtyse dialogut politik dhe perparimit te vendit drejt integrimit europian.
Ndersa rikonfirmuan mbeshtetjen ndaj Shqiperise ata u shprehen se duhet qe te punohet me shpejtesi per plotesimin e objektivave te percaktuara nga Brukseli por duke saktesuar se nuk mund te jepnin garanci per vleresimin qe komisioni europian pritet te jape me 12 tetor kur do te publikoje opinionin e tij per Shqiperine