E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e doganiereve greke paralizon levizjen e automjeteve

Ne vendkalimet kufitare te Greqise me Shqiperine  nje greve e doganiereve greke ka paralizuar prej mengjesit te dites se sotme levizjen e mjeteve. Drejtoria e Policise se Gjirokastres tha sot se ne Piken e Kakavijes me e madhja qe lidh te dy vendet jane lejuar te kalojne veten kembesoret.

Zedhenesi i Drejtorise se Policise se Gjirokastres Gentian Mullai tha se jane  shmangur radhet e qytetareve shqiptare me automjete  permes nje paralajmerimi per bllokimin e doganes te bere nje dite me pare. Megjithate ne  pikat e tjera kufitare si ate

Pala greke ka lejuar qe qytetaret shqiptare por edhe  turistet e huaj  te kryejne si kembesore praktikat kufitare. Greva e doganiereve greke sipas  burimeve zyrtare pritet te vijoje edhe gjate dites se neserme  ne shenje kundershtimi ndaj reformave financiare te ndermarra nga qeveria greke. Greva sjell  probleme ne levizjen e qytetareve shqiptare e cila kete sezon eshte e larte prej rikthimit ne Greqi te emigranteve qe kaluan sezonin turistik ne Shqiperi.

Te dhenat nga pikat kufitare flasin se numri i emigranteve te kthyer kete vit ishte me i larte se cdo vit tjeter dhe rikthimi i tyre ne greqi eshte nje proces qe zgjat per disa jave. Por Greva  e doganiereve greke sjell probleme edhe ne qarkullimin tregetar mes te dy vendeve.

Si pasoje e bllokimit te kufirit dogana shqiptare humbet disa dhjetera mije dollare ne dite nga mosvjelja e taksave doganore. Po keshtu bizneset sidomos prodhuese thane se e kishin veshtire te anulojne porosite e mallrave prej njoftimit te menjehershem te greves. Pala greke ka njoftuar nderkaq se kufiri mbetet i hapur per raste e emergjencave shendetesore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›