E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëri-Francë, diskutime për rritjen e investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik

TIRANË, 3 mars /ATSH/ Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro priti në një takim ambasadoren e Francës në Tiranë, Catherine Suard.

Diskutimet u përqendruan në mundësinë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e investimeve në sektorë potencialë të ekonomisë shqiptare.

Gjatë takimit, Saro prezantoi mundësitë që Shqipëria ofron për investitorët.

Saro vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe nënvizoi rolin e AIDA-s në lehtësimin e projekteve të përbashkëta.

Takimi u përmbyll me angazhimin e të dy palëve për realizimin në të ardhmen e afërt të aktiviteteve që do të mundësojnë një bashkëpunim më të ngushtë midis bizneseve të dy vendeve.

Ambasadorja e Francës, Catherine Suard në zyrat e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investim... 1 nga 4

/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›