E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Greqi, duel në sallë



Shqipëria e minifutbollit do të luajë sot kundër Greqisë (ora 17:00) në Maltë ndeshjen e parë në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian të Futbollit në sallë.
Shqipëria bën pjesë në Grupin C, së bashku me Maltën (vendin organizator), Greqinë e Gjeorgjinë.
Shqipëria është ndeshur edhe njëherë tjetër me Greqinë, ku kuqezinjtë e futbollit në sallë fituan me skuadrën helene 7-6, në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2008 (të fituar nga Brazili).
Për skuadrën e drejtuar atëherë nga Edi Martini realizuan Qopekaj (2), Behari, K.Kalus, Dajko, Lumanaj dhe Volumi. Shqipëria, me dy fitore kundër Greqisë e Maltës, zuri vendin e dytë në Grupin 7, pas Sllovenisë me të cilin humbi.
Në kampionatin e fundit Europian (2007) të fituar nga Spanja, Shqipëria bënte pjesë në grupin A së bashku me Turqinë (humbi 0-6), Armeninë (humbi 5-3) dhe Finlandën (humbi 5-2), duke mos grumbulluar asnjë pikë.
Debutimin e parë Kombëtarja shqiptare e futbollit të 5x5 e ka pasur në raundin eliminator të edicionin 2004-2005, ku ia dolëm të linim pas Anglinë, falë një fitoreje të bujshme 8-6, ndërsa barazuam me Qipron 1-1, e kualifikuar për më tej falë golaverazhit më të mirë.

Kalendari
19.02.2009: Greqi-Shqipëri
20.02.2009: Maltë-Shqipëri
22.02.2009: Shqipëri-Gjeorgji

Gjyla guxon, do pikë me Vllazninë e Tiranën

Pesë pikë në tri ndeshjet e para në vitin 2009, madje pa humbur asnjë takim, kanë rikthyer optimizmin në kampin e Lushnjës. Në fazën e parë, Lushnja humbi 1-4 në “Roza Haxhiu” me Vllazninë dhe 1-0 me Tiranën në “Selman Stërmasi”. Pesë pikë në tri ndeshjet e para në vitin 2009, madje pa humbur asnjë takim, kanë rikthyer optimizmin në kampin e Lushnjës (18 pikë, 4 fitore, 6 barazime e 10 humbje) se skuadra mund t’ia dalë të mbijetojë midis 12 më të mirave e Kategorisë Superiore. Trajneri Ilir Gjyla, i katërti sezonal për Lushnjën (pas Artan Banos, Saimir Malkos e Vasil Bicit), pohon se skuadrës së tij i duhet akoma punë, pasi mungesa e pikëve e kushtëzon këtë. Lushnjën e presin dy sfida shumë të vështira me dy skuadrat më të mira të Shqipërisë, së pari me Vllazninë (vendi i dytë) dhe Tiranën (vendi i parë). Në fazën e parë, Lushnja humbi 1-4 në “Roza Haxhiu” me Vllazninë dhe 1-0 me Tiranën në “Selman Stërmasi”.

19 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›